NANDITSHI I ZOJËS SË PAPERLYER

Dec 8 • Këndvështrime

Lutje të moçme nga visari shpirtëror marian i Kishës Katolike ndër Shqiptarë

 

1.

O Virgjin e pánjollë, Zoja e békueme, une po gëzohem me tý, persé, e zgiedhun prei jetës së jetës me kênë e Âma e të Birit të Tenzot, kjé ruejtun, qýsh së xanunit tand, prej mkatit original. I falem ndérës së shêjtnueshmes Triní, e e bekoj pse të ká begatë me nji vêndom kaq të posaçem, e po të lutem me më xjerrë hirin qi të dal ngadhnjyes permbi rrjedhime qi ká perftue në mue mekati original; deh! Bân ti qi t’i mûj, e mos të lâ kurr pá e dashtë të madhin Zot.

2.

O zamak pastrije, Zoja e békueme, une po gëzohem me tý, persé qýsh të xânunit tand kjé begatë me hir të Tenzot, e forcue në tê. Po i falem ndérës së shêjtnueshmes Trini, e po e adhëroj pse të fali nji dhunti kaq të çmueshme, e po turpnohem para teje tu i pá védin kaq të vorfen në hir të Tenzot. Ti qi pate plotsin e këtij hiri, deh! epi nji pjesë edhé shpirtit t’êm, e më bân pjestár të visarevet të xânunit tand të pánjollë.

3.

O lule Parrîzit, Zoja e békueme, qi permban érnat mâ të këndshme të virtyteve mâ të zgiedhuna, une gëzohem te jet, kah shof se këto vertyte të kjenë dikue tý qýsh në të xânun tand, me duer plot, bashkë me gjith dhuntit e Shpirtit Shêjt. Po i falem ndérës së shêjtnueshmes Trini e po e levdoj se ká miratue kaq fort; e po të lutem me më xjerrë ushtrimin e vertytevet e me më bâ të dêjë qi të kém edhé une dhuntit e hiret e Shpirtit Shêjt.

4.

O pasqyra e pastris, e shêjtnis e e plotsis së Tenzot, Zoja e békueme, shêmbulli mâ i plotë i njati Zot qi të ká Nanë, une gëzohem kah shkoj me mênd se ti e xânun pá mkat original, jé mâ e dêja e gjith kreatyrvet, mâ e afra, shêmbullit të gjith pastrís, shêjtnís e plotsís, Jezu Krishtit Birit tand. Po i falem ndérës së shêjtnueshmes Trini, e po e ndéroj se të ká avitë kaq ngiat védit; e po të lutem me më xjerrë aq nji pastrí e shêjtní jete, sá të giájn do’j se si tý, si ti i gián tand Bír Jezu Krishtit; deh! ti më ndimó, o Zojë, e mos lên qi shpirti i êm të perlyhet mâ kurr me mkat mortár.

5.

O hânë e shkelqyeshme prei vetë dritës së Birit të Tenzot, qi u bâ nieri në krahnuer tand, o Zoja e békueme, unë po gëzohem me tý pse të xânunit tand i pánjollë gazmoj te jet Êjët e Parrizit. Po i falem ndéres së Shêjtnueshmes Triní, e po e levdoj pse të ká stolisë me nji vendom kaq të nêltë. Deh! ma ep hirin qi ta gëzoj edhé une nji ditë lumnin e Parrîzit, me të levdue e me të bekue bashkë me Êjë per gjithmonë e jetës.

6.

O hýll fort i shkelqyeshem e lajmues shelbimit, Zoja e békueme, une po gëzohem me tý persé të xânunit tand të páperlyem kje  fillesa e shelbimit të njerzis mbarë, e ngushllimi i të tanë botës. Po i falem ndérës së shêjtnueshmes Trini epo e békoj pse të fali gjith ketë madhni e lumni; e po të lutem me më xjerrë hirin qi të kém dobi edhé une prei shperblimit qi na erdh prei tand Bír Jezu Krishtit; qi Gjaku i tij i páçmueshem mos të jétë derdhë pá dobi per mue, por të shkoj jeten shêjtnisht, e të shelboj shpirtin t’êm.

7.

O diell i pánjollë ti vetë, o Zoja e békueme, persé, e ngrehun prei Diellit të hyjnueshem, qi e ké aq ngiat, perbân, si me thanë, bashkë me tê nji qandrë të vetme shkleqimi, une po gëzohem e po kënaqem pse në të xânunit tand të kje dhanë nji hir mâ i madh e i shkelqyeshem se gjith kreatyrëvet tjera bashkë. Po i falem ndérës së Shêjtnueshmes Trini pse të ká naltue aq fort e të ká begatë me dhunti aq të mëdhá. Deh! bân, o Zojë, qi t’i pergjegjem gjithmonë hirit të Tenzot; shndrite mênden t’ême, pastroje zêmren t’ême; më bân pjestár të dritës e të lumnis s’ate.

8.

O krue i rí pastrije e gjith hiresh per né, Zoja e békueme, pse qitë në dritë vetë Bsin e pastris e të hirit, po gëzohem me tý se në të parin ças të xânunit tand kjéforcue në hír të Tenzot, e ruejtun per gjithmonë prei çdo njolle mkatit. Po i falem ndérës së Shêjtnueshmes Trini, e po e békoj pse të ká dá në shêj me ketë hir të posáçem. Deh! o Virgjin e shêjtnueshme, më xier nji mëni të plotë e të perhershme per mkat, permbi gjith të këqijat tjera; bân qi të des mâ parë se me rá mbë nji mëkat.

9.

O dritë e gjállë pershpirtnije e shêjtnije, Virgjin e páperlyeme e Nana e Tenzot, Zoja e békueme, neper të zgjedhunit tand u shlye mallkimi i parë, e erdh permbi të bijt e Adamit békimi. Deh! bân qi ky békim qi na erdh neper mjet tand, të ndezin në zêmrë t’ême nji dashtëni të madhe per të madhin Zot, e per tý! Ma xier hirin qi të jém në ketë jetë aq i divoçem i yt, sá me meritue hiret e nevojshme per me mbërri në Parrîz, e atjé me gëzue të madhin Zot, e lumnin tande; me ju falë ndérës të Lumit per gjith ato hire e lumni qi të ká dhanë, e me t’u falë ndérës tý per perkrahje Nane qi më ke dhanë per fitim të lumnis së pasosme./drita.info

(Nga: Visari Shpirtnuer, botim i katert i perkujdesun prei etenvet jezuit, 1936, f., 300-306)

Comments are closed.

« »