Autoriteti i Zotit
14 dhjetor 2020 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Nr 24,2-7.15-17a; Ps 25,4-5b.6.7b-9; Mt 21,23-27)
Prania e Hyjit
Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe i padukshëm.
Ai vjen me dashurinë dhe fuqinë e pamasë.
Më përshkoftë gëzimi se jam në afërsinë e tij.
Liria
Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Po edhe të isha fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i/e lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençur.
Ndërgjegjësimi
Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`iu siguroj hapësirë dhe kohë.
Fjala e Zotit
Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Çfarë pushteti ka Jezusi? Po të shfaqej sot, a do të dëshironim t`i shihnim kualifikimet e tij para se t`i lejojmë të predikojë? Apo do të gjenin jehonë thellë në ne qëndrimet, fjalët dhe veprat e tij, kështu që do të mund të thoshim: “Çdo gjë që ai thotë dhe bën dhe mënyra sesi e bën është me të vërtetë mirë.”
Leximi i sotëm është nga Mateu Ungjilltar. E dëgjoj me mend e zemër.
Mt 21, 23-27
23 Kur Jezusi hyri në Tempull e aty po mësonte, iu afruan kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit dhe i thanë:
“Me ç’pushtet je duke bërë kështu? Kush ta dha këtë pushtet?”
24 Ai u përgjigj:
“Edhe unë do t’ju bëj një pyetje të vetme. Nëse ju më përgjigjeni, edhe unë do t’ju tregoj me ç’pushtet i bëj këto. 25 Nga ishte pagëzimi i Gjonit: Nga Qielli apo nga njerëzit?”
Por ata mendonin me vete: “Në qoftë se themi: nga Qielli’, ai do të na thotë: ‘Përse atëherë nuk i besuat?’ 26 e nëse i përgjigjemi: ‘prej njerëzve’, kemi frikë popullin, sepse të gjithë e mbajnë Gjonin për profet.”
27 Atëherë iu përgjigjën:
“Nuk e dimë!”
“As unë, pra, ‑ u tha ai ‑ s’po ju tregoj me ç’pushtet i bëj këto vepra!”
Ç´po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Si ndihesh për këtë lojë si macja me miun që e shohim në fragmentin e sotëm… një njeri kundër një grupi shumë të fuqishëm? A je ndodhur ndonjëherë vetë në një situatë të ngjashme?
- Si e imagjinon Jezusin kur reagon në skenë ndërsa e pranon këtu armiqësinë dhe të marrit në pyetje dhe nuk shkërmoqet?
- Si të duket autoriteti i Zotit? A mund të lejosh që autoriteti i Zotit ta filtrojë skenën ndërsa e dëgjon përsëri leximin? Dëgjoji tonet e zërave; shikoje gjuhën e trupit.
Bashkëbisedimi
A ka ndonjë situatë që po e përjeton kur do të doje të reagosh në mënyrën e duhur?
A ka dikush tjetër që të duhet ta mbrosh?
A ke nevojë ta mbrosh vetë Krishtin?
Gjatë kësaj kohe të Ardhjes, prit në praninë e Zotit që të mbron. Fol me Të për atë që ndjen në zemër.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.
Urtësia e Hyjit nuk pajtohet me urtësinë e botës. Hiri i Hyjit nuk kufizohet për të qenë vetëm për ata që bota i miraton. Më mëso, o Zot, se si do të mund të jem i/e hapur ndaj zbulesës nga burime të pazakonshme, njerëz të vështirë dhe vende të papritura. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Bazilika (Kisha) dhe Pagëzimorja e Ipeshkvisë dardane të Ulpianës Prozatori përballë sfidës estetike »