Bazilika (Kisha) dhe Pagëzimorja e Ipeshkvisë dardane të Ulpianës

Dec 14 • Histori, Kulturë

Nga Haxhi MEHMETAJ

 

Bazilika e ngritur në qendër të qyteti sipas të gjitha gjasave ka qenë seli e ipeshkvit të Ipeshkvisë së Ulpianës (Episkopus Ulpinanesis), i cili përmendet në burimet e shkruara. Faza e parë e bazilikës i takon  fundit të shek. IV apo fillimit të shek. V pas Krishtit, ndërsa faza e dytë fundit të shek. V apo  fillimit të shek. VI pas Krishtit. Kurse Pagëzimorja (baptisteri) ndodhet rreth 7.5m në jug të bazilikës. Paraqet objektin sakral ky behej konvertimi i paganëve në te krishterë dhe është pagëzimorja e parë e zbuluar deri me tani në Kosovë. Ajo do të jetë ngritur në fund të shek. V apo në fillim të shek. VI pas Krishtit.  

 

Ndër objektet më të mëdha e me luksoze kishtare në Dardani do radhitur bazilikën dhe pagëzimoren, të cilat u zbuluan në qendër të qytetit antik të Ulpianës gjatë viteve 2012 – 2013. Kisha e tipit bazilikë dhe pagëzimorja ndodhen pranë vendit ku kryqëzoheshin rrugët kryesore të qytetit, decumano maximus që lidhte portën lindore më portën perëndimore dhe cardo maximus që lidhte portën jugore me portën veriore.

Bazilika ishte ngritur mbi kompleksin e ndërtesave të një vile urbane luksoze të shekujve III – IV para Krishtit, në dy faza. Faza e parë i takon  fundit të shek. IV apo fillimit të shek. V pas Krishtit, ndërsa faza e dytë fundit shek. V apo  fillimit të shek. VI pas Krishtit. Bazilika përbehej nga dy anijata anësore dhe një anijatë qendrore, të ndarë më kolonada, nga absida në lindje dhe pronaosi në perëndim. Hyrja në kishë behej përmes dy grupeve më nga tri porta.

Bazilika e fazës së parë ka përmasa 40 x 20 m, njëherazi përmasa më të mëdha të kishave bazilikale të antikitetit, të zbuluara deri më tani në Dardaninë qendrore (Kosovën e sotme). Ndërsa në fazën e dytë të ndërtimit ajo zvogëlohet në të dyja anët gjatësore për 1m.

Dyshemeja e bazilikës ishte shtruar më mozaik të bukur shumëngjyrësh (polikrom), tipik paleokrishterë të shekujve V – VI pas Krishtit dhe hijeshuar më motive të dy zogjve, një ene të tipit kantarion, me motive gjeometrike dhe me njëzet e dy  mbishkrime në alfabetin latin, kushtuar donatorëve. Bazilika e ngritur në qendër të qyteti sipas të gjitha gjasave ka qenë seli e ipeshkvit të Ipeshkvisë se Ulpianës (Episkopus Ulpinanesis), i cili përmendet në burimet e shkruara. 

Pagëzimorja (baptisteri) ndodhet rreth 7.5m në jug të bazilikës. Paraqet objektin sakral ku behej konvertimi i paganeve në të krishterë dhe është pagëzimorja e parë e zbuluar deri me tani në Kosovë. Ka dimensione 13 x 13m. I takon tipit të pagëzimoreve me plan qendror oktogonal (tetë këndorë). Përbehet prej sallës së pagëzimit dhe vaskës së ngritur më tulla në formë kryqi. Është ngritur në teknikën e murimit opus incertum dhe orientuar lindje perëndim. Kishte tri porta në anën perëndimore. Ajo do të jetë ngritur në fund të shek. V apo në fillim të shek.VI pas Krishtit./drita.info

 

Në Ballinë: Bazilika dhe baptisteri në qendër të Ulpianës (rikonstruimi ideal: Elvis Shala)

Comments are closed.

« »