Nëntëditëshi i Kërshëndellave

Dec 18 • Këndvështrime

Nga 17 dhjetor, kemi hyrë në tetëditëshin përgatitor të Krishtlindjes. Është kjo një periudhë më intenzive shpirtërore se sa ditët tjera të kohës së të Ardhunit. Janë tetë ditë përgatitje aktive, përmes gëzimit dhe dëshirës për afërsinë e Jezusit dhe arritjes së tij në jetën e secilit prej nesh. Liturgjia e të Ardhunit përfshin një pjesë të pendimit e pendesës, e dallueshme në ngjyrën liturgjike, vjollcë, por mbi të gjitha dominon pritja me plot gëzim.  

Adventi, të Ardhunit, rrjesh nga latinishtja, Adventus, që do të thot, arritje, ardhje. Pra tregon fundin e veprimit të mbërritjes, mbërritjen. Kisha feston ardhjen e Jezu Krishtit Zotit tonë.  

Ideja e përgatitjes për ardhjen e Krishtit i jep kohës së ardhjes një ngjashmëri të veçantë me të gjithë periudhën që përgatiti ardhjen e Krishtit, Besëlidhjen e Vjetër: profetët kishin shpallur për shekuj arritjen e Mesisë. Në këtë kohë lexojmë shpalljet profetike të Biblës, të cilat janë në lidhje me ardhjen e Mesisë, në veçanti ato të Isaisë, Mikesë dhe Malakisë.  

Në mënyrë më të përafërt pritja bëhet me Virgjërën Mari, e cila mbajti fëmijën në kraharorin e saj dhe, si të gjitha nënat, jetoi me të në bashkësi të ngushtë, me besim në fjalën e engjëllit Gabriel: “e lumja ti që besove”. Ndërsa Krishtlindjet afrohen, ne do të kujtojmë ngjizjen virgjërore, vizitën e Elizabetës, habinë e Elizabetës, këngën e falënderimeve të Marisë, magnifikat. Me Marinë pritja përbyllet dhe mbushet plot me gëzim.  

Prandaj po ju paraqesim në këtë nënditësh lutjet për secilën ditë, me të cilën do ta përmbyllni ditën apo lutjet tuaja në këtë tetëditësh të shenjtë. Ato lutje janë të vjetra dhe të ruajtura në traditën e Kishës ndër shqiptarë. Do të ishte mirë edhe ti mësoni përmendësh dhe t’ju mësoni fëmijëve, që kjo traditë të vazhdojë e pashkëputur tutje me ndihmën e bekimin e Zotit.  

 

1.

O i Lumi Jezu Krisht, dieja e pámbarueme, qi jé bâ nieri per dashtëní t’onë, na po të lutena me na shndritë mênden t’onë të terratisun prei mkatesh. Deh! Sá mâ shpejt na u bân ndimë, tui na lshue driten tande të hyjnueshme. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

2.

O i Lumi Jezu Krishti, qi ké ardhë në shekull me na prû pagjen e vertetë, na po të lutena me jau ndalë hovin anmiqvet të shpirtit, e me na i ndreqë zêmrat t’ona me nji pagjë të dréjtë e të pádáme. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

3.

O i Lumi Jezu Krisht, Zot i vertetë, bâmun nieri per dashëní t’onë, na po të lutena me na shtî në zêmrë t’onë nji ndérim aq të gjáll per Madhnín tande të hyjnueshme, qi të kemi frigë me të fye tý krijuesin e shperblyersin t’onë. Denjou prá, me na sigurue shëlbimin shêjt tui na shtî në zêmrë frigen e Tenzot. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

4.

O i Lumi Jezu Krisht, kroni i gjith hireve, na po të lutena me forcue zêmren t’onë të ligshtueme, e me na kthye prei tejet, qi të qëndrojmë përherë në hír tand. Deh! Prá ná pshtó prei këso ligshtijet t’onë, tui na dhanë fórcen tande. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

5.

O i Lumi Jezu Krisht, Rregji i gjith Rregîjve, qi u pervûjte per dashtëni t’onë, na po të lutena me na hjekë çdo farë madhshtijet, e me na shtî në zêmrë nji dishir të fórt me poshtnue vetvédin. Deh! Prá  na bân të lét shëlbimin tui na dhanë pervûjtënín shêjte. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

6.

O i Lumi Jezu Krisht, Mjeshti i vertetë, na po të lutena me na mësue me bâ vullëndesen e Tenzot, e me ecë rrugës së shelbimit. Deh! Shpejtoje shëlbimin t’onë, tui na dhanë ndimë me i shkue për udhë vullëndesës s’ate. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

7.

O i Lumi Jezu Krisht, qi per dashtëní t‘onë u bâne Ndermjetësi mëshriershem mjet nesh e Átit të pushtueshem, na po të lutena me ja qitë para meritimet e tua të pámbarueme, e me e zbutë zêmren e tij idhnue prej mkatesh s’ona. Eja, po të lutena, në mdimë t’onë e na pshtó prei rrezikut qi mos të bírena per gjithmonë e jetës. Atynë, FalemiMri, Kjoftë lumnija.

 

8.

O i Lumi Jezu Krisht, Shelbuesi i ynë i dashtuni, na po të lutena me na u bâ ndimë shpírtnave t’onë, qi të dalin prei gjêjes së mjerueme, kû kanë vojtë prei fajesh e mkatesh; e me na i shperblyeme të Lémit tand prei robnijet t’anmikut të shpírtit. Deh! Sámâ pare na pshtó me mëshrier tande të pámbarueme. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

9.

O i Lumi Jezu Krisht, Rregji i Lumnís, qi per dashtëní t’onë u bâne nieri, na po të lutena me na bâ qi të duem tý me gjith mênd e me gjith zêmer. Deh, prá shpejtoje shëlbimin t’onë, tu i lé me hír tand persëri në zêmrat t’ona, e tui na i ndezë me flakë të dashtënís s’ate. Atynë, Falemi Mri, Kjoftë lumnija.

 

Nga Visari shpirtnuer, f.290-294

Përgatiti për Dritë: Don Nikson Shabani

Comments are closed.

« »