Katedralja Shën Nënë Tereza dhe Caritas Kosova ndihmojnë të varfrit për festën e Krishtlindjes
Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë dhe Caritas Kosova, nesër, e martë, më 22 dhjetor, nga ora 10:00-12:00 organizon aksion bamirësie për njerëzit në nevojë, me rastin e festës së Krishtlindjes.
Ky aksion do të organizohet te Katedralja Shën Nënë Tereza, pjesa e oborrit te Rezidenca e Ipeshkvisë, gjatë të cilit do të dhurohen artikuj të ndryshëm ushqimor dhe veshmbathje.
Prandaj, ftohen të gjithë ata që kanë nevojë, të vijnë për të marrë ato gjëra që i kemi në dispoziocion.
Gjatë kohës së Adventit, për 4 javë, Famullia e Prishtinës, gjegjësisht Katedralja Shën Nënë Tereza, organizon me besimtarët e vet aksionin bamirës “Pakoja e Krishtlindjes” me qëllim që të ndihmohen familjet në nevojë. Kësaj veprimtarie karitative i bashkëngjitet edhe Caritas Kosova, që përherë është një mbështetje e fuqishme në këtë veprimtari.
Prandaj, në prag të festës së Krishtlindjes, bujarinë e besimtarëve tanë dhe të bamirësve të ndryshme që e kanë treguar gjatë kësaj kohe të Adventit, ju ndajmë njerëzve në nevojë./drita.info
« Letra e Imzot Dodë Gjergji për kremtimin e festës së Krishtlindjes 2020 Stela dardane nga Peja me emra ilir »