Letra e Imzot Dodë Gjergji për kremtimin e festës së Krishtlindjes 2020

Dec 21 • Kisha në Kosovë

 

Prot. Nr.293/2020                                                                                       Prishtina, 18/12/2020

 

 

Fort të dashur vëllezër meshtarë,

rregulltarë/e dhe katekistë/e,

në takimin tonë të parvjetshëm të ripërtëritjes sonë shpirtërore për Krishtlindje, kemi trajtuar disa prej temave lidhur me kremtimin e festës së Krishtlindjes. Pasi u konsultova edhe njëherë me strukturat tona dioqezane dhe duke i pasur parasysh masat që kanë marrë autoritetet civile të vendit tonë, po ju dërgoj udhëzimet që lidhen me kremtimin e festës së Krishtlindjes dhe të tjerave që kremtojmë gjatë kësaj kohe të shenjtë:

  1. Këtë vit, le të evitohet celebrimi i organizuar i Sakramentit të Pendesës, kurse meshtarët le të jenë në dispozicion të atyre që individualisht vinë dhe kërkojnë të pajtohen me Zotin.
  2. Gjatë kremtimit të festave, përjashtuar këtu meshën,duhet të evitohet çdo formë e organizimit që përbënë grumbullimin e personave më shumë se sa është paraparë në masat e dhëna nga IKSHPK-ja. Mbi gjitha duhet të evitohet përdorimi i mjeteve piroteknike në mënyrë që të festohet paqësisht dhe shpirtërisht.
  3. Vigjilja e festë së Krishtlindjes do të kremtohet sipas traditës, me meshën e mesnatës, vetëm në kishat famullitare.

Rregullat që duhet përmbajtur gjatë kremtimit të Meshës së Mesnatës, janë këto:

    • Nuk duhet të marrin pjesë fëmijët e shkollës fillore dhe të moshuarit, porata le të marrin pjesë në meshët që do të kremtohen ditënefestës.
    • Ata besimtarë që kanë çfarëdo shqetësimi shëndetësor, luten që të rrinë në shtëpitë e tyre dhe të na bashkohen nëpërmjet mediave pamore-dëgjimore.
    • Luten të gjithë ata që zakonisht na bashkohen vetëm për Krishtlindje, për shkak të distancës që duhet mbajtur në Katedrale dhe kishat tjera, këtë vit ta përcjellin meshën nga shtëpitë e tyre.
    • Meshtarët dhe këshilltarët e kishave famullitare të kujdesën që besimtarëve t’u matet temperatura në hyrje të kishës, të kenë maskën, të ruajnë distancën dhe të ketë dezinfektant. Nga distanca përjashtohen anëtarët e së njëjtës familje kur ulen në një bankë.
  1. Duke qenë që jemi të obliguar të mbajmë distancën e paraparë nga normat e IKSHPK-së, e duke pas parasysh që kishat tona janë të vogla, mbështetur në dekretin 597/20, të Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinëne Sakramenteve, gjatë festës së Krishtlindjes, ditën e Marisë Hyjlindëse dhe në festën e Dëftimit, le të celebrohen më shumë meshë. Meshtarëve përveç binacionit dhe trinacionit, ju lejohet të celebrojnë edhe meshën e katërt, aty ku e kërkon e mira e shpirtrave.
  2. Lus besimtarët, qënëpër shtëpitë e veta të luten, të gëzohen e të festojnë vetëm në gjirin e ngushtë familjar dhe të evitojnë vizitat te njëri-tjetri.
  3. Gjatë kremtimit të festës së Dëftimit të bëhet bekimi i ujit si rëndom, kurse besimtarët le të vinë individualisht, gjatë ditëve të javës, për të marrë ujin e bekuar. Meshtarët le të kujdesën që të bekohet sasi e mjaftueshme e ujitqë të mund të ketë për çdo besimtar a familje.
  4. Bekimi i shtëpive, sikur është traditë, nuk do të bëhet menjëherë pas festës së Dëftimit, por gjatë kohës së Kreshmëve (po që do të krijohen kushtet). Megjithatë, besimtarët le t’ia kërkojnë Zotit bekimin e le t’i stërpikinshtëpinë dhe gjësendet tjera me ujin e bekuar që do ta marrin në Kishë.

Famullitarët le të kujdesën me zell që këto udhëzime të zbatohen në tërësi brenda bashkësive famullitare, në mënyrë që maksimalisht të kujdesemi për shëndetin e besimtarëve tanë dhe gjithë të tjerëve me të cilët takohemi.

E lus Foshnjën e Betlehemit, Zotin tonë Jezu Krishtin, qëtë frikësuarit t’i ngushëllojë, tëinfektuarve t’iu jap shëndet e atyre që kanë kaluar në amshim t’ju dhurojë parajsën e amshuar, kurse ne të qëndrojmë pranë familjeve të tyre me kujdes dhe dashuri.

Në Krishtin,


+ Dodë Gjergji, ipeshkëv

Comments are closed.

« »