Masat për kremtimin e festës së Krishtlindjes 2020 në kohë të pandemisë
Për të marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes 2020, të enjten më 24 dhjetor, e cila do të mbahet nëpër Kishat Katolike në Kosovë, kërkohet që të respektohen masat, që janë ndërmarrë në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ipeshkvisë Prizen-Prishtinë, përkatësisht Kishës Katolike në Kosovë.
Në Qarkoren që është përpiluar nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, për parandalimin e COVID-19 gjatë mbajtjes së meshave të Krishtlindjes nëpër Kishat e Kosovës, thuhet se duhet të respektohen masat sipas Manualit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 si në vijim:
- Dezinfektimi i hapësirave në të gjitha objektet (kishat), ku do të bëhen ceremonitë fetare (meshat).
- Të respektohet distanca prej 2 metra.
- Gjatë gjithë kohës të mbahen maskat nga pjesëmarrësit në ceremoni.
- Të ketë dezinfektues në hyrje dhe brenda objektit kishtar.
- Të ju ndalohet pjesëmarrja në meshë e të sëmurëve kronik dhe të moshuarve.
- Mundësohet mbajtja e Meshës së Krishtëlidjes me datë 24.12.2020 në mesnatë sipas kerkesës së Ipeshkëvisë. Koha e lejuar është, prej orës 23:00 të datës 24.12. deri në ora 02:00 të datës 25.12.2020.
- Pas përfundimit të meshës së mesnatës, Ipeshkvia e Kosovës është e obliguar të respektoj Vendimin e Qeverisë si dhe vendimet e Ministrit të Shëndetësisë.
Luten meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, katekistët dhe gjithë besimtarët që këto masa të respektohen në përpikëri që të kremtojmë me dinjitet dhe kujdes për njëri-tjetrin.
Për shumë mot Krishtlindja!
Zyra e Dioqezës Prizren-Prishtinë
« Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për Krishtlindje 2020 Programi i Krishtlindjes 2020 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë »