Programi i Krishtlindjes 2020 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë
Të dashur besimtarë/e,
miq dhe dashamirë,
Ju njoftojmë me programin e Festës së Krishtlindjes 2020 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI
E enjte, 24 dhjetor 2020 – VIGJILJA E KRISHTLINDJES
Ora 23:30: Koncert i Krishtlindjes nga një grup studentësh të Akademisë së Muzikës dhe fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.
Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.
E premte, 25 dhjetor 2020 – DITA E KRISHTLINDJES
Ora 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë.
Për të marrë pjesë në meshën e mesnatës në Katedrale, duhet të respektohen masat, që janë ndërmarrë në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ipeshkvisë sonë.
Të respektohen masat sipas Manualit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 si në vijim:
- Dezinfektimi i hapësirave në të gjitha objektet (kishat), ku do të bëhen ceremonitë fetare (meshat).
- Të respektohet distanca prej 2 metra.
- Gjatë gjithë kohës të mbahen maskat nga pjesëmarrësit në ceremoni.
- Të ketë dezinfektues në hyrje dhe brenda objektit kishtar.
- Të ju ndalohet pjesëmarrja në meshë e të sëmurëve kronik dhe të moshuarve.
- Mundësohet mbajtja e Meshës së Krishtëlidjes me datë 24.12.2020 në mesnatë sipas kerkesës së Ipeshkëvisë. Koha e lejuar është, prej orës 23:00 të datës 24.12. deri në ora 02:00 të datës 25.12.2020.
- Pas përfundimit të meshës së mesnatës, Ipeshkvia e Kosovës është e obliguar të respektoj Vendimin e Qeverisë si dhe vendimet e Ministrit të Shëndetësisë.
Për shumë mot Krishtlindja!
Zyra e Famullisë së Prishtinës – Katedralja Shën Nënë Tereza
« Masat për kremtimin e festës së Krishtlindjes 2020 në kohë të pandemisë Krishtlindja me Shën Nënën Tereze »