Krishtlindja në kohë pandemie

Dec 24 • Këndvështrime

Nga Don Anton Uka

 

Krishtlindja, më shumë sesa festat tjera, në mënyrë krejt të natyrshme prekë botën emocionale dhe atë shpirtërore të të gjithë njerëzve, sidomos të atyre  që i lejojnë vetit të përshkohen nga bukuria dhe madhështia e përkujtimit të kësaj ngjarje të madhe,që e ka ndarë historinë njerëzore në para dhe pas Krishtit.

Të gjitha ngjarjet dhe situatat që ndodhin në jetën e njeriut, qofshin ato të këndshme apo të hidhura, marrin një domethënie dhe një kuptim të ri, nëse njeriu tregohet i aftë (i pjekur) të kalojë, nga gjendja emotive (emocionale), në atë racionale dhe shpirtërore. Nëse situatat e jashtme lexohen dhe përjetohen me sy të brendshëm, jeta, në tërësinë e saj (fizike, psikologjike, sociale dhe shpirtërore), merr një kuptim dhe orientim ndryshe.

Si psikologjia ashtu edhe përshpirtëria e krishterë, kanë arritur të konstatojnë se qëndrimi apo ngeljavetëm në rrafshin emocional është papjekuri, e cila lehtë mund të shpie në veprime të pamatura dhe egoiste. Kjo, është njëra ndër arsyet themelore përse një pjesë e madhe e njerëzve janë futur në një rreth vicioz të dhimbshëm dhe të dëmshëm, duke jetuar në kotësi dhe pakënaqësi të vazhdueshme.

Kërkimi i vazhdueshëm i lumturisë jashtë vetvetes;përpjekja e tepruar,nganjëherë edhe e padrejtë, për të pasur më shumë sesa ajo që është e nevojshme për një jetë të mirë, të qetë dhe dinjitoze; tendenca për të shpenzuar në gjëra të panevojshme; dëshira për të ikur nga vetvetja duke preferuar bredhjet e vazhdueshme, jetën e natës, zhurmën, qëndrimin e pa kontrolluar në rrjetet sociale, shoqërimin, argëtimin dhe dëfrimin, janë vetëm disa nga simptomat (shenjat) që tregojnë pakënaqësinë (krizën) e thellë që fshihet brenda njeriut të ditëve tona. Kjo situatë bëhet edhe më alarmante kur njeriu mundohet t’i ndrydhë (refuzojë) këto realitete të hidhura, duke i arsyetuar veprimet e tija të dëmshme dhe në kundërshtim me të vërtetën që banon brenda tij. Të jetuarit në këtë gjendje,pengon festën, gëzimin, harmoninë dhe heshtjen kundruese që dhuronkremtimi i lindjes së Jezusit.

Kalimi nga përjetimi emocional, në atë racional dhe shpirtërorë, është një sfidë e mundshme  për të gjithë.Pikërisht, për këtë arsye, festat e krishtera janë një thirrje e vazhdueshme, për ta bërë kapërcimin e nevojshëm dhe çlirues. Derisanjeriu nuk arrin të kuptojë dhe të besojë se,Krishtlindja nuk është vetëm rast i shprehjes së emocioneve përmes dekorimit të ambienteve, shkëmbimit të dhuratave, përgatitjes dhe konsumimit të drekave dhe darkave etj., kremtimi në këtë mënyrë është i zbrazët brenda vetës dhe nuk do të dhurojë atë që vërtetë kërkon njeriu, përkundrazi, do të krijojë boshllëqe shtesë, për vetë faktin se Krishtlindje pa Krishtin nuk mund të ketë. Pra, ajo që kërkohetështë vetëdije se Krishtlindja,mbi të gjitha,është festa e dashurisë. Sepse Hyji, në mënyrë të dukshme dhe të prekshme, në personin e Krishtit është bërë dashuri (dhurim) për të gjithë ata që jetojnë në errësirën e prirjeve drejtë gjërave të ulëta.Kështu që,kremtimi i lindjessë një Personi të ri, është mundësi e repër ta jetuar një jetë të re, në stilin e dashurisë së njeriut të ri, Jezusit.

Jeta e re fillon të jetohet kur njeriu arrin të kuptojë dhe të besojë se Krishtlindja është festa e besimit (e mbështetjes në fe), sepse Hyji, në personin e Jezusit, secilit njeri ia jep mundësinë e reqë të ndryshojë dhe të përmirësojë marrëdhënien e tij (lidhjen emocionale dhe shpirtërore) me gjërat, me vetveten, me të tjerët dhe me realitetet e përjetshme.

Jeta e re bëhet kur Krishtlindja kremtohet (jetohet) si festë e shpresës, sepse Hyji, në personin eJezusit, bëhet shpresë (pritje me fe e njëmundësie të re) për të gjithë ata që për arsye të situatave të vështira personale apo familjare kanë ndaluar të udhëtojnë drejtë të mirës dhe të bukurës së përjetshme.

Sfida për të kaluar nëpërsituata të vështira, të shkaktuara si nga pandemia e jashtme e Covid-it 19-të, po ashtu edhe nga ajo e brendshme e mëkatit dhe e egoizmit, është gjithnjë e më e madhe, prandaj nuk është e lehtë që të gjendet qetësia dhe kriteret e nevojshme për ta trajtuar ashtu siç duhet, me qëllim që të bëhet kapërcimii nevojshëm dhe i domosdoshëm në atë që çliron dhe ngushëllon. Si pasojë e gjithë kësaj, shihet qartë se shumë njerëz jetojnë në frikë, shumë shpejt ngurtësohen, mbyllen, bëhen agresiv, tregohen të paaftë për të menaxhuar impulset e tyre, të paaftë për një komunikim dhe bashkëpunim të mirë, si pasojë e krejt kësaj, disa prej tyrekalojnë në gjendje depresioni. Në këto situata të vështira në të cilat ndodhemi, jemi të ftuar ta ndihmojmë njëri tjetrin, që ta mbajmë zemrën dhe mendjen e hapur, për të kuptuar dhe besuar se edhe në situata të tilla është e mundshme të gjendet e mira, është e mundshme të bëhemi më të mirë, më të butë dhe më të ndjeshëm ndaj njëri tjetrit. Vetëm përmes një mendje dhe një zemre të hapur, mund ta ndjekim të mirën e mundshme edhe në ato situata që, nganjëherë, paraqiten si të pamundshme.

Misteri i lindjes së Jezusit ka si qëllim të mirën (shërimin dhe shëlbimin) integrale të çdo personi. E mira integrale e njeriut, sipas antropologjisë së krishterë, është e mira e përgjithshme e njeriut, pra si ajo fizike, po ashtu edhe ajo psikologjike dhe shpirtërore, pa harruar marrëdhënien e tij me vetveten, me të tjerët dhe me Hyjin.

Shikuar në këtë perspektivë lirisht mund të thuhet se Krishtlindja nuk është festë (ngjarje e gëzueshme)vetëm e të krishterët, por, ajodëshiron t’i përqafojë të gjithë, pa dallim, me dashurinë, butësinë, mirësinë dhe thjeshtësinë e Foshnjëshyjnore.

Me këto ndjenja mirësie dhe dashurie, të gjithëve Ju uroj festën e Krishtlindjes, duke uruar që me ndihmën e Jezusit dhe me ndërmjetësinë e vazhdueshme të Virgjërës Mari, ta bëjmë kapërcimin e nevojshëm në ato vlera dhe virtyte që vërtetë i japin kuptim të kaluarës, dashuri (shije)të tashmes dhe shpresë të ardhmes sonë./drita.info

Comments are closed.

« »