Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë lamtumirëse Ambasadorin e OSCE-së në Kosovë z. Jan Braathu

Dec 29 • Kisha në Kosovë

Sot, në orët e pasdites, ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, ka pritur në vizitë lamtumirëse Shefin e Misionit të OSCE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Në takim, i cili zgjati rreth një orë, ipeshkvi e falënderoi ambasadorin Braathu për bashkëpunimin e frytshëm që ka pasur me Kishën Katolike në Kosovë dhe me të personalisht, për dhjetë vjet të misionit të tij në Kosovë, në fillim si ambasador i Norvegjisë dhe së fundi si në misionin e OSCE-së. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve ambasadori Braathu ka dhënë një kontribut të çmueshëm në të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj në shumë fusha, nga ato institucionale deri te dialogu, promovimi i paqes dhe i sigurisë në vend.

Kurse ambasadori Braathu shprehu falënderimin e përzemërt ndaj ipeshkvit dhe Kishë Katolike për kontributin që jap në shoqërinë e Kosovës, e posaçërisht për promovimin konstruktiv të e dialogut ndërfetarë dhe ekumenizimit, promovimin e paqes dhe të kulturës perëndimore në vend.

Në fund, ipeshkvi i dhuroj një medalje të Nënë Terezës, simbolit tonë të vlerave botërore, që ajo të ndërmjetësojë në jetën dhe veprimtarinë e tij, kudo që do të vazhdoj misionin fisnik të OSCE-së./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«