Si reagoj kur s’më kuptojnë?

Jan 23 • Meditimi i ditës

23 janar 2012 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Heb 9, 2-3.11-14; Ps 47, 2-3.6-7.8-9; Mk 3, 20-21)

 

Prania e Hyjit

I dashur Zot, gjatë kohës që po vij sot te ti
Mbushe zemrën dhe tërë ekzistencën time
me mrekullinë e pranisë sate.

 

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem me ndjenjat e frikës dhe pritjet e asaj se çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.

Do të lutem për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të shpreh ndjenja falënderimi.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Dëgjoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Mk 3, 20-21

 

20Jezusi u kthye në shtëpi. Prapë u mblodh turmë e madhe sa që as nuk mund të hanin bukë. 21 Kur morën vesh të tijtë, shkuan ta marrin sepse flitej: “Nuk është në vete.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Familja e vet Jezusin e ka konsideruar jo të baraspeshuar. Ky e kishte lëshuar sigurinë e Nazaretit dhe punën e zdrukthëtarit. Ndodhej në rrugë për t`u ndeshur me prijësit ortodoksë, këmbëngulës, kurse pak më përpara e kishte mbledhur një grup nxënësish që nuk do të bëjnë asgjë për karrierën e tij. “Kishte dalë mendsh!” E kanë kuptuar krejt gabim.
  • Të afërmit e Jezusit kanë provuar ta ndalin për shkak të gjitha atyre zërave që dëgjoheshin nga njerëzit që flisnin për të. Madje as më të afërmit e tij nuk e kuptojnë Jezusin.

Si reagoj unë kur s` më kuptojnë apo kur më kuptojnë gabim të tjerët?

  • Zot, duke zgjedhur për të jetuar sipas ungjillit, edhe unë rrezikoj që të më kuptojnë gabim dhe të më përqeshin. Ti me vendosmëri dhe guxim je ballafaquar me opozitën. Ma jep hirin që të ndjek me qëndresë veçanërisht atëherë kur opozita vjen nga më të afërmit.
  • E dëgjoj edhe njëherë pjesën e ungjillit me mend e zemër.

 

Bashkëbisedimi

Si duket ata që e njihnin mirë Jezusin u befasuan sesi ky jetonte dhe vepronte. Do të lutem për lirinë për të cilën kam nevojë që mos të jem i/e pushtuar nga sjellja vetjake apo pritjet e të tjerëve.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Të jetosh i/e lirë do të thotë të sfidosh ata që pranojnë pengesa dhe kufizime. Do të lutem për guxim që më shumë të jepem të udhëhiqem nga shpirti i Zotit. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »