A ju frikëson ideja të shkoni dhe të kërkoni sakramentin e rrëfimit? 

Feb 20 • Këndvështrime

Nëse ju frikëson ideja të shkoni dhe të kërkoni sakramentin e rrëfimit, kërkoi engjëllit tënd rojtar guximin dhe forcën!

Të ngritësh dhe të shkosh për të rrëfyer mëkatet e tua, me qëllim që të marrësh zgjidhjen e tyre, është një vendim për të cilin shpesh mungon forca vendimtare, veçanërisht nëse nuk e ke praktikuar këtë Sakramenti për një kohë të gjatë. Mund të ndjesh turp ose frikë, dhe tundimi më i madh është për të hequr dorë dhe për të qëndruar i qetë në shtëpi. Nëse heziton të shkosh në rrëfim, mund t’i drejtohesh një aleati i cili ka lartësinë e duhur: ky është engjëlli yt rojtar! Ne të krishterët besojmë se Hyji i cakton një engjëll çdo njeriu që të jetë pranë tij, detyra themelore e të cilit është ta udhëheq atë në Parajsë.

Megjithëse nuk mund t’i shohim dhe as t’i dëgjojmë, engjëjt rojtarë kanë fuqinë të na nxisin dhe të na japin forcë kur ne kemi nevojë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është ta mirëpresin mbështetjen e tyre shpirtërore dhe të kërkojmë ndihmën e tyre.

Ja një lutje e shkurtër që mund t’ia drejtoni si engjëllit tuaj rojtar ashtu edhe të gjithë shenjtërve të Qiellit, që ta gjeni forcën për të shkuar dhe për t’i rrëfyer mëkatet tuaja te meshtari/prifti, në mënyrë që të mund të mbusheni me mëshirën hyjnore.

Engjëlli im rojtar, kërkoj prej teje edhe prej shenjtërve të mi pajtorë [N. dhe N.], Shën Pjetrit, Shën Marisë Magdalenë dhe të gjithë shenjtërve të Hyjit, që të ndërmjetësojnë për mua mëkatarin, të më ndihmojnë që unë të mund t’ia rrëfej të gjitha mëkatet e mia meshtarit me përvujtëri dhe pendesë. Ndriçojeni shpirtin tim me dritën e Hyjit dhe bëni që të kem vetëdijen për të gjitha mëkatet që duhet të rrëfej. O Jezus i dashur, ki mëshirë për mua, që jam mëkatar. Amen./drita.info

Përktheu dhe përgatiti: Don Marjan Topalli

Comments are closed.

« »