Inaugurimi i hapësirave të reja në Kopshtin “Nëna Kabrini” në Prizren

Mar 21 • Kisha në Kosovë

Bashkëpunimi Italian në mbështetje të edukimit parashkollorë në Kosovë

 

Të hënën me datë 22 mars në oren 11:00 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të hapësirave të reja të Kopshtit “NËNA KABRINI NË PRIZREN”, në prani të Vikarit Gjeneral Don Shan Zefi, Motrave përgjegjëse të Kopshtit – Kongregata e Motrave Engjëllore të Shën Palit- dhe përfaqësuesve të organizatës RTM –Volontari nel Mondo.

Ndërhyrja në kopshtin e Prizrenit përfshiu punime të vogëla duke rikualifikuar  ambientin kushtuar mensës se kopshtit, i cili u realizua përmes pajisjes dhe furnizimit me orendi adekuate dhe të përshtatshme për grupmoshat e fëmijëve parashkollor, ngjyrosjes dhe zbukurimeve të mureve, izolimit të zërit brenda ambientit të mensës.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS – Aleanca për Zhvillimin e Arsimit Parashkollor për Kosovën (https://www.rtm.ong/en/portfolio/pedakos-preschool-education-development-alliance-for-kosovo/), financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM (https://www.rtm.ong/en/) me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Kopshti Nëna Kabrini i Prizrenit është një nga kopshtet përfituese të aktivitetit ndërhyrjesh i ndërtimit që do të pasojnë në 15 ambiente parashkollore pilote në Kosovë, të kryera përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të ekspertëve italianë (pedagogjistë, arkitekt, mësues).

Motra Amanda Shkoza, drejtoresha e Kopshtit Nëna Kabrini, thekson: “Ambientet e reja në mensën e Kopshtit përveç mundësisë se fëmijëve për t’u ushqyer në një ambient të ri dhe të pastër, u ofron fëmijëve mundësitë eksplorojnë edhe mësojnë gjera të reja edhe përmes aktiviteteve të ushqimit përmes shijes dhe aromave si një instrument shtesë edukativ”.

Valentina Zefi, përfaqësuese e RTM në Kosovë, thekson: “Falë PEDAKOS, bashkëpunimi italian i siguron Kosovës një mundësi shkëmbimi unik e me një nga qasjet ekselente italiane të njohur globalisht në sektorin e edukimit që është: Reggio Emilia Approach (https://www.reggiochildren.it/reggio-emilia-approach/)”.

 

 

Kontakt

Volontari nel Mondo RTM

Valentina Zefi

Telefono: +383 (0) 49 490 561

E-mail: [email protected]

 

Comments are closed.

« »