Portreti i aktorit me maskë tragjike teatri nga Ulpiana

Mar 22 • Histori, Kulturë

Nga Haxhi MEHMETAJ

 

Skulptura e Ulpianës portretizon aktorin më maske tragjike teatri. Paraqet ekzemplarin më të realizuar artistik jo vetëm në Dardani por në Europën juglindore. Është punuar në shek. III pas Krishti.  Me gjasë ka qenë pjesë e përmendores së varrit të ndonjë aktori apo ka stolisur ndonjë godinë luksoze të Ulpianës. Në Memorien Veriore të Ulpianës janë zbuluar edhe pesë antefikse të zbukuruara më palmeta dhe maska tragjike e komike teatri, të cilat së bashku më portretin e aktorit janë dëshmi bukur të sigurta që Ulpiana kishte teatër.

 

Në vitin 1956 kur po behshin gërmime arkeologjike në Memorien Veriore të Ulpianës në mesin e skulpturave të plota u zbulua edhe një kokë me lartësi 27.5cm, e skalitur në mermer cilësor të ngjyrës së përhimet.

Skulptori, emri i të cilit ka mbetur anonim, ka skalitur portretin e një mashkulli në moshë të shtyrë, me flokë të rëna në tepe të kokës, ballë të lartë, flokë të shkurtra anash, zgavra të mëdha e groteske të syve, të mbuluara me arkada të theksuara të vetullave. Kokrrat e syve, të cilat mungojnë, me gjasë kanë qenë të modeluara nga pasta e qelqit apo nga ndonjë material tjetër.

Në ballë janë skalitur tri rrudha të thela, një në mes të ballit dhe dy të vetullave. Goja e hapur përtej mase nga frika a tmerri gjithashtu është paraqitur me pamje groteske. Veshët janë dhëne të rregullt e simetrik, ndërsa mjekra e shkurtër më maje të mprehtë.

Tiparet e përshkruara të portretit janë karakteristikë e maskave antike tragjike të teatrit. Maskat tragjike dhe komike të teatrit, fillimisht u vunë në përdorim në Greqi në periudhën helenistike dhe u përhapen në Romë dhe në terë Perandorinë Romake në shekujt e parë pas Krishtit.

Skulptura e Ulpianës portretizon aktorin më maske tragjike teatri. Paraqet ekzemplarin më të realizuar artistik jo vetëm në Dardani por në Evropën juglindore. Është punuar në shek. III pas Krishti.  Me gjasë ka qenë pjesë e përmendores së varrit të ndonjë aktori apo ka stolisur ndonjë godinë luksoze të Ulpianës. Në Memorien Veriore të Ulpianës janë zbuluar edhe pesë antefikse të zbukuruara më palmeta dhe maska tragjike e komike teatri, të cilat së bashku më portretin e aktorit janë dëshmi bukur të sigurta që Ulpiana kishte teatër./drita.info

 

Fotografia në ballinë: Koka e aktorit nga Ulpiana (Dizajni: Dukagjin Mehmetaj)

Comments are closed.

« »