Inaugurimi i hapësirës së restauruar në kopshtin “Nëna Kabrini” në Prizren

Mar 30 • Kisha në Kosovë

Bashkëpunimi Italian në mbështetje të edukimit parashkollorë në Kosovë

Më 29 mars në orën 11:00 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të hapësirëssë restauruara në Kopshtin “NËNA KABRINI”, i udhëhequr nga Motrat Engjëllore të Shën Palit në Prizren, në prani të Vikarit Gjeneral Dr. Don Shan Zefi, Motrave përgjegjëse m. Age Qeta Eprore e Bashkësisë së Motrave Engjëllore në Prizren dhe m. Amanda Shkoza, drejtoresh e kopshtit, si dhe të përfaqësuesve të organizatës RTM –Volontari nel Mondo.

Ndërhyrja në kopshtin e Prizrenit përfshiu punime të vogla duke rikualifikuar ambientin kushtuar mensës se kopshtit, i cili u realizua përmes pajisjes dhe furnizimit me orendi adekuate dhe të përshtatshme për grup moshat e fëmijëve parashkollor, ngjyrosjes dhe zbukurimeve të mureve, izolimit të zërit të brenda ambientin e mensës.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS – Aleanca për Zhvillimin e Arsimit Parashkollor për Kosovën (https://www.rtm.ong/en/portfolio/pedakos-preschool-education-development-alliance-for-kosovo/ ), financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM (https://www.rtm.ong/en/) me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Kopshti “Nëna Kabrini”i Prizrenit është një nga kopshtet përfituese të projektit Pedakos dhe ndërhyrje të tilla do të pasojnë në gjithsej 15 ambiente parashkollore pilote në Kosovë, të kryera me mbështetje dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të ekspertëve italianë (pedagogjisë, arkitekt, mësues).

Motra Amanda Shkoza – drejtoresha e Kopshtit Nëna Kabrini thekson: “Ambientet e reja në mensën e Kopshtit, përveç mundësisë se fëmijëve për t’u ushqyer në një ambient të ri dhe të pastër, u ofron fëmijëve mundësi të eksplorojnë dhe mësojnë gjera të reja edhe përmes aktiviteteve të ushqimit përmes  shijes dhe aromave si një instrument shtesë edukativ”. 

I pranishëm në ceremoni ishte Vikari Gjeneral Dr. Don Shan Zefi, i cili në emër të Dioqezës Prizren-Prishtinë falënderoi donatorët dhe organizatën e RTM si bartëse e projektit Pedakos dhe uroi që iniciativat dhe bashkëpunimet nëtë mirë të fëmijëve të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Valentina Zefi – përfaqësuese e RTM në Kosovë – thekson: “Falë PEDAKOS, Bashkëpunimi Italian i siguron Kosovës një mundësi shkëmbimi unike me një nga qasjet ekselentete italiane të njohur globalisht në sektorin e edukimit që është: Reggio Emilia Approach. (https://www.reggiochildren.it/reggio-emilia-approach/)./drita.info

Comments are closed.

« »