Programi i Festës së Pashkëve 2021 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Apr 3 • Kisha në Kosovë

Dioqeza Prizren-Prishtinë, ka bërë të ditur programin e kremtimit të Festës së Pashkëve 2021, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.  

 

PROGRAMI:

VIGJILJA E PASHKËVE, e shtunë,  3 prill: 

Mesha Solemne/Qëndore e Pashkëve, do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Për të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë që nuk do të mund të marrin pjesë fizikisht në meshë, për shkak të pandemisë Covid-19, mesha do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), dhe Livestream në faqen e Katedrales Shën Nënë Tereza https://www.facebook.com/katedralja.org dhe në faqen e Revistës “Drita” https://www.facebook.com/drita.info.

 

DITA E PASHKËVE, e diele, 4 prill:

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

(Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00).

Ora 17:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza, Prishtinë (anglisht).

Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

Për shkak të gjendjes së pandemisë Covid-19, që po mbretëron ende në vendin tonë, të gjitha aktivitetet tjera janë anuluar, përfshirë edhe pritjen solemne të festës.

Me kujdesin e shtuar për shëndetin trupor dhe shpirtëror të të afërmit tanë dhe për veten tonë, ju urojmë Për shumë mot Pashkët!/drita.info

Comments are closed.

« »