10 urdhërimet e të krishterit për pushime

Jul 21 • Opinion

Ipeshkvijtë francezë kanë përpiluar njëlloj dekalogu, 10 fjalët, si duhet të duken pushimet e një të krishteri. Ato mund të na ndihmojnë edhe neve për të bërë pushime të bukura prej të krishteri. Për këtë qëllim po i sjellim për ju në gjuhën shqipe për reflektim.

 

  1. Kohë për bamirësi

Në fillim fare, bëja vetes pyetjen e “peshës së dashurisë” që do ta ketë pushimi yt. Ky është programimi thelbësor. Pushimet rrezikojnë të bëhen një “përbindësh i egoizmit” i kamufluar me relaksim.

 

  1. Zoti në valixhen tënde

E bën gati valixhen tënde. A është Zoti aty! Më e përshtatshme është të fusësh një Bibël të formatit të vogël; apo një jetëshkrim të një shenjti; e pse jo, ndonjë vepër të vogël teologjike; për çdo rast këtë Magnifikat kështu të kompletuar. Mos të harrojmë as këto shenja që do të na ndihmojnë ta përshkojmë të padukshmen: rruzarën tënde, një figurë të vogël; një kryq. Gjithçka është e transportueshme!

 

  1. Një rrugë në fe

Feja është lidhja ime me Zotin. Në çdo çast të udhëtimit tim Zoti është në zemrën time. Jo vetëm pesë minuta para gjumit të natës. Gjatë gjithë kohës.

 

  1. Shmang vendet pa Zotin

Të jemi të kujdesshëm që të mos e dëmtojmë lidhjen tonë me Zotin dhe me të tjerët.

 

  1. Çaste vetëm për Zotin

Pushimet janë si një e diele e zgjatur, një shtrirje e pushimit të së dielës, e për këtë arsye një hershim i pushimit të amshuar. Le të bëjmë vepra konkrete.

 

  1. Mos mungo në meshë

Shumë justifikime “për të mos pasur kohë” për këtë të diele: orari i trenit, orari i fluturimit, ecja në mal, vende pa kishë. Pretekst!

 

  1. Përsiat/sodit

Pa kontakt me të bukurën do të bëhesh shpejt i/e hidhët. Bukuria e natyrës: “Zoti është vetëm në katund” pati thënë njëherë një banues i qytetit. Bukuria në arte. Bukuria e pashtershme te njerëzit. Përjeto shkëlqimin e këtyre rrezeve të Zotit.

 

  1. Dëshmo

Pse jo? Në pushime, ne jo vetëm se qëndrojmë si të krishterë. Ne këtë e zgjojmë tek të tjerët.  

 

  1. Shërbe

Zoti është bërë njeri jo për të qenë shërbyer por për të shërbyer. Rruga drejt Zotit e ka të njëjtin proces. Në pushime, na pëlqen të na shërbejnë. Nganjëherë në një mënyrë tiranike. Sepse ne paguajmë.

 

  1. Festo

Nëse pushimet janë një hershim i pushimit të amshuar, një e diele e pakufi, ato do të jenë shumë të gëzueshme. Sa pushues të zënë, skuqen nga pakënaqësia! Një i krishterë gëzohet në gjithçka, sepse gëzimi i parë i tij është në Zotin. Madje ai pret me padurim pushimet e të tjerëve, kur ai  vetë mbetet në punë. Gëzimi është fryt i çmueshëm për një pushim “të arrirë” sipas Zotit. Larg idealit të kësaj botë të kotësisë përtace dhe çnjerëzore (dhe aty gjithnjë bëhesh i marrë), i krishteri e bartë të fshehur gëzimin se si Zotit i jep hirin e tij, në të vërtetën dhe në dhurimin falas të vetvetes. Në kthimin e tij, më mirë se fotot krenare të eksplorimeve të tija turistike, ai do të jap dëshminë e një zemre më të lumtur, që e ka pasur Zotin në pushime./drita.info 

 

Burimi: https://eglise.catholique.fr/

Përkthimi: Rev. “Drita”

Comments are closed.

« »