Shtegtimi i ipeshkvit tonë, Imzot Dodë Gjergji, në Shenjtëroren e Letnicës

Aug 13 • Kisha në Kosovë

Të dashur besimtarë/e,

të përshpirtshmit e Zojës së Letnicës,

 

Nesër, më 14 gusht, në vigjilje të festës së Zojës së Letnicës, ipeshkvi ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të shtegtojë këmbë në Shenjtëroren e Letnicës, nga Kisha e Zemrës së Krishtit në Viti.

Shtegtimi fillon në orën 13:30.  

Ky shtegtim është një traditë e kamotshme në Kishën tonë, që ipeshkvi i Dioqezës, bashkë me besimtarët e vet,  shtegton këmbë në Shenjtëroren dioqezane, kushtuar Nënës sonë Qiellore, Zojës së Bekuar.

Mbërritja në Shenjtërore e shtegtarëve pritet të jetë në orën 17:00, ku do bëhet pritja solemne e shtegtarëve dhe lutja përkatëse në Shenjtërore.

Mesha e shenjtë e vigjiljes së festës do të jetë në orën 19:00, të cilën do t’i prijë ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e Dioqezës, e pas meshe do të jetë procesioni me qirinj me truporen e Zojës së Fatimës.

Ju ftojmë të bashkëngjiteni kësaj përshpirtërie tradicionale të Kishës sonë./drita.info

 

Fotografia në ballinë: Shtegtimi i Imzot Dodë Gjergjit me besimtarë gjatë viteve të kaluara.

Comments are closed.

« »