Kombet e bashkuara me pullë postare për Shën Nënë Terezën

Aug 24 • Kulturë

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka nderuar Shenjtëreshën shqiptare, Shën Nënë Terezën, me një pullë postare, prej $ 1.80, që u emetua më 12 gusht në Ekspozitën e Madhe të Pullave Postare Amerikane, në Chicago – Illinois.

Me këtë ngjarje të veçantë, 12 gushti, do të hyjë në kalendar si dita kur Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, lëshojë një Pullë të re përfundimtare për të nderuar murgeshën e mirënjohur dhe humanitare Nënë Terezën (1910-1997).

Pulla 1.80 $ Nënë Tereza është futur për përdorim nga zyra postare e kësaj organizate në selinë e saj në OKB-së në New York City.

Një ceremoni e përurimit për pullën e re me portretin e Nënë Tereza, e organizuar nga UNPA u mbajt më 12 gusht, në orën 3 pasdite, në pavijonin e ekspozitës “Ekspozita e Madhe” të Pullave Amerikane. Ekspozita dhe bursa katër-ditore e pullave zhvillohet nga 12-15 gusht në Qendrën e Konventës Donald E. Stephens në Rosemont, Chicago Illinois.

Realizuesit e Pullës së re postare me portretin e Nënë Terezës së UNPA-s përbëhet nga artisti Martin Morck, një gdhendës i pullës dhe projektuesja Rorie Katz e Kombeve të Bashkuara.

Pulla përmban një portret të stilit të gdhendur të Nënë Terezës. Një citat shfaqet në të djathtë të portretit: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Në pamjen e përgjithshme, pulla është e ngjashme me tre pulla të tjerë të UNPA me portrete: pulla Nelson Mandela me 2 franga e emetuar më 18 korrik 2018, pulla e Kofi Annanit prej 1.30 dollarë e emetuar më 31 maj 2018; dhe pulla prej 2.75 dollarësh Mahatma Gandhi e emetuar më 2 tetor 2019.

Nënë Tereza ka zbukuruar shumë pulla postare ndër vite. Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara lëshoi një pullë me portretin e saj në përkujtimoren më 5 shtator 2010. Qyteti i Vatikanit lëshoi një pullë të vetme më 2 shtator 2016, për të festuar kanonizimin e saj. India lëshoi një koleksion me pulla më 4 shtator 2016, dhe Shqipëria lëshoi një pullë dhe një koleksion po në atë datë. (Beqir Sina/NY)

Comments are closed.

« »