Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë Gjeneralin e KFOR-it, Ferenc Kajári

Dec 2 • Kisha në Kosovë

Imzot Dodë Gjergji sot ka pritur në vizitë Gjeneralin e KFOR-it, Major Gjeneral Ferenc Kajari, me stafin e tij, gjatë së cilës u diskutua për gjendjen aktuale të Kishës dhe shoqërisë në Kosovë.

 

Prishtinë, 2 dhjetor 2021: Sot, në orët e paradites, ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, ka pritur në vizitë Gjeneralin e KFOR-it, Ferenc Kajári me stafin e tij, gjatë së cilës u diskutua rreth gjendjes aktuale në Kosovë, sigurisë dhe jetës ndërfetare në Vend.

Në takimin, që zgjatë rreth një ore, Imzot Doda e njoftojë Gjeneralin për të kaluarën dhe të tashmen e Kishës Katolike në Kosovë, për dialogun me bashkësitë fetare, marrëdhëniet e Kishës me Shtetin, si dhe vazhdimin e  bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy institucioneve respektive.

Gjenerali Kajári, u shpreh falënderues për pritjen e ngrohtë dhe për diskutimin kreativ e gjithëpërfshirës rreth aktualitetit dhe të ardhmes, që shpresojmë të ndërtojmë së bashku në paqe.

Ku takim është i pari mes dy krerëve, pasi gjenerali ka marr detyrën e udhëheqjes së KFOR-it në Kosovë./drita.info   

Comments are closed.

« »