Programi Krishtlindjes 2021 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Dec 23 • Kisha në Kosovë

 Të dashur besimtarë/e,

miq dhe dashamirë,

Ju njoftojmë me programin e Festës së Krishtlindjes 2021 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

PROGRAMI

 

E premte,  24 dhjetor 2021  – VIGJILJA E KRISHTLINDJES

Ora 23:30: Koncert i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

I lajmërojmë të gjithë miqtë, institucionet e vendit dhe ndërkombëtare se sivjet nuk do të ketë pritje solemne.

 

E shtunë, 25 dhjetor 2021 – DITA E KRISHTLINDJES

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë.

Ora 18:00: Mesha e Shenjtë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë.

 

Në marrëveshje me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Kosovës, aprovohet kërkesa e Ipeshkvisë për lejimin e lëvizjes së lirë të besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë për të marrë pjesë në meshën solemne të Krishtlindjes në të gjitha Kishat Katolike në Kosovë, të premten, më 24 dhjetor 2021, në kohën nga 11:00 – 02:00, gjatë së cilës parashihet të zhvillohen meshët e shenjta.

Luten të gjithë pjesëmarrësit në meshë, që të respektojnë masat kundër infektimit me Covid-19, si: dezinfektimi, distanca dhe mbajta e maskës.

 

Për shumë mot Krishtlindja!

 

Zyra e Famullisë së Prishtinës – Katedralja Shën Nënë Tereza

Comments are closed.

« »