Lutja për Vitin e Ri

Dec 31 • Këndvështrime

O Zot,

në fund të këtij viti dua të të falënderoj

për gjithçka që kam marrë prej teje,

faleminderit për jetën dhe për dashurinë,

për lulet, për ajrin dhe për diellin,

për gëzimin e për dhimbjen,

për atë që është realizuar

dhe për atë që nuk është realizuar.

 

Faleminderit që më ke folur nëpërmjet dhimbjes,

të sëmurëve, të martuarve, të afërmëve,

bashkëvëllezërve dhe bashkëmotrave,

fëmijëve dhe të moshuarve.

Faleminderit që më ke ushqyer

me Fjalën tënde dhe me Korpin tënd.

Faleminderit për dashurinë

që ma ke treguar nëpërmjet njerëzve

që më kanë rrethuar gjatë këtij viti. Falëminderit …

 

Të dhuroj ty gjithçka që kam bërë këtë vit:

punën që kam arritur të bëj,

gjërat që kanë kaluar nëpër duart e mia

dhe ato që kam mundur të bëj,

çdo të mirë që Ti ke bërë nëpërmjet meje.

 

Të kushtoj personat që i kam dashur gjithmonë,

miqësitë e reja, ata që janë më afër meje,

ata që janë më larg, ata që janë larguar,

ata që më kanë kërkuar ndihmë

dhe ata që kam mundur të ndihmoj,

ata me të cilët kam bashkëndarë jetën,

punën, dhimbjen dhe gëzimin,

edhe ata që mund të më kenë shkaktuar ndonjë plagë.

 

Sot, o Zot, dua edhe të kërkoj falje

për mos shfrytëzimin e kohës,

për paret e që i kam shpenzuar keq,

për fjalët e kota dhe për mospërfilljen e dashurisë.

Të kërkoj falje për punët e kota

dhe të bëra keq,

sa herë që kam jetuar pa entuziazëm

dhe sa herë që e kam lënë lutjen,

për të gjitha harresat dhe heshtjet e mia,

për përbuzjen e të varfërit dhe të voglit,

për sa herë që nuk e kam lënë Fjalën tënde

të mbijë në mua,

për sa herë kam kenë i shpërqëndruar në dashuri,

në shërbim, në jetën familjare dhe të bashkësisë,

thjeshtë … të kërkoj falje…

 

O Zot Hyj, Zoti i kohës dhe i amshimit,

e jotja është e sotmja dhe e nesermja,

e shkuara dhe e ardhmja,

dhe, në fillim të një viti të ri,

unë e vendosi jetën time përpara kalendarit

që ka për të filluar dhe të kushtoj ato ditët

që vetëm Ti din nëse do të mund t’i jetoj.

 

Sot dua të kërkoj për vete e për njerëzit e mi

paqen dhe gëzimin,

forcën dhe maturinë,

dashurinë dhe urtinë.

 

Dua që të jetoj çdo ditë me optimizëm dhe me mirësi,

ruaji veshët e mi nga çdo falsitet,

buzët e mia nga fjalët gënjeshtare dhe egoiste

ose të afta për të fyer,

dhe hape kenjen time kundrejt çdo gjëje të mirë,

kështu që shpirti im të mbushet vetëm me bekim

dhe ta shpërndaj në çdo hap timin.

 

Më mbush me dashuri, mirësi dhe me gëzim

kështu që ata të cilët bashkëjetojnë me mua

të gjejnë në jetën time Ty.

 

O Zot, më jep një vit të lumtur

e më mëso të jap lumturi,

më jep një vit hiri

e me ndihmo ta shpërndaj atë.

 

Në emër të Jezusit, Amen.

 

(E shkruar nga një i ri nga amerika e jugut, Arley Tuberqui. Marrë nga https://www.facebook.com/shtegtimi.tokaeshenjte.3)

 

Comments are closed.

« »