Imzot Dodë Gjergji për Kadarenë: Sot kombi ynë po e varros një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqiptare

Në ditën e varrimit të shkrimtarit Ismail Kadare, ipeshkvi ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në faqen e tij zyrtare në facebook, ka shkruar me pietet për Kaderen, duke e numëruar ndër figurat më të ndritura të letërsisë, sepse ai ka arritur, me zërin e tij unik, ta pasqyrojë me mjeshtri historinë, kulturën dhe shpirtin e kombit tonë në skenën ndërkombëtare.

 

Më poshtë po e publikojmë deklaratën e tij të plotë:

Pusho në paqe, ti Penë e mrekullueshme

Sot, kombi po e varrosë një penë më të vyer të kohës tonë, shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ishte një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqiptare. Përmes veprave të tij, ai arriti të pasqyrojë me mjeshtëri historinë, kulturën dhe shpirtin e kombit tonë. Librat e tij, të përkthyera në më shumë se 40 gjuhë, sollën në skenën ndërkombëtare një zë unik nga Shqipëria, duke na bërë krenarë të gjithëve për trashëgiminë tonë kulturore që na la.

Edhe pse trupin e tij po ja kthejmë dheut e shpirtin e tij Perëndisë, ai do të mbetet i gjallë në memorien kolektive të popullit tonë dhe do të vazhdoi të frymëzojë breza të tërë në të ardhmen dhe si pishtar do të ndriçoi rrugën e kombit tonë.   

Epja, o Zot, pushimin e pasosur,

e shndritë drita e pamarume!

Shpëndaje: