“Pena e Dritës” organizon promovimin e librit “Shën Jeronimi Ilir” të Don Lush Gjergjit, në 75-vjetorin e lindjes së autorit

Pas pushimeve verore, kthehemi në takimet tona kulturore “Pena e Dritës”, që organizohen nga Sh. B. “Drita” dhe biblioteka “Ernest Koliqi”. Takimi i radhës mbahet të hënën, më 30 shtator 2024, në orën 19:00, ku do të promovohet vepra e Don Lush Gjergjit “Shën Jeronimi Ilir”, përkthyes i Biblës në gjuhën latine -Vulgata, dhe dijetar i madh i evropian.

Promovimi mbahet me rastin e 75-vjetorit të autorit. Të ftuar për të folur për librin dhe autorin janë një historian dhe një teolog:

Don Fatmir Koliqi, drejtor i Sh. B. “Drita”

Prof. dr. Gjon Berisha, studiues i mesjetës

Promovimi do të shoqërohet me një program artistik, kurse në mbarim të ligjëratave do të ketë edhe një kohë diskutimi me audiencën. Pas takimit, në pjesën e Agorà-s, do të shtrohet një koktej për të pranishmit.

Ky është takimi i gjashtë me radhë, që “Pena e Dritës” organizon për çdo muaj në bibliotekën “Ernest Koliqi”.  

    

Ju mirëpresim!

Shpëndaje: