Një udhërrëfyes për edukimin dhe formimin e të rinjve

Rinia është një periudhë jashtëzakonisht dinamike e jetës. Është një kohë e shqetësimeve, kërkimit, zbulimit të vështirësive të jetës në zemrën personale, në familje, në shkollë, në shoqëri… Të rinjtë kërkojnë kuptimin e jetës, të vërtetën mbi njeriun. Nuk kënaqen më me zgjidhjet në fushën spekulative-metafizike, nuk besojnë më në ideologji që kanë premtuar parajsë në botë; e kanë humbur besimin në shkencë, e cila kinse do t’i zgjidhë të gjitha problemet njerëzore dhe do ta sjellë lumturinë. Të rinjtë rrojnë në jetë reale, në të cilën nëpërmjet pyetjeve konkrete të jetës së përjetuar kërkojnë zgjidhje ekzistenciale.

I riu është i atillë që çdo gjë e vë në pikëpyetje. Në vendet me mirëqenie lëshohen dëfrimeve dhe i ikin çdo ballafaqimi me vështirësitë. Autoriteti, edukimi, masat, të gjitha këto janë të ndryshueshme dhe të përshtatshme për ta. Të rinjtë janë të prekur nga kriza ekonomike e papunësisë dhe e humbjes së drejtimit dhe për këtë kërkojnë fajtorin. E kanë “shkërmoqur” besimin në teknikë. Rrethanat shqetësuese e të pasigurta e favorizojnë faktin që i riu të bëhet gjithnjë i pamotivuar, sepse ka shumë prej atyre që duan të kenë për interesa të veta, porse ai, përkundër kësaj, me ngulm e kërkon vendin e vet në shoqërinë e të rriturve.

Ky njeri i këtillë nuk është më i keq se ai i djeshmi. Përkundrazi, ky është mi i fortë, i përqendruar në thelbësoren dhe i sinqertë, sepse e vlerëson të vërtetën. Mbi të gjitha e ka të rëndësishme ta ndriçojë faktin se ai është i dashuruar përjetësisht dhe i pranuar, që ai vetë të jetë në gjendje të dhurojë.

Vetërealizimi ndodh në rini. I riu nuk mund ta gjejë vetën askund përveçse në vetëdhurim, i cili njëkohësisht bëhet masë e dashurisë ndaj Zotit dhe ndaj njeriut.

Mirë thotë autori i kësaj vepre të vlefshme: “Nuk mund të flasim për të rinjtë e të mos zbulojmë vetveten. Kjo, në njërën anë, na tërheq vërejtjen për kujdesin sa u përket gjykimeve të gjithëvlëfshme, sa i përket superioritetit dhe gjithëdijes, e, në anën tjetër, në përgjegjësinë personale për botën në të cilën të rinjtë jetojnë dhe rriten.” Për këtë arsye, duke folur për të rinjtë e sotëm, nuk duhet ta harrojnë përgjegjësinë për të nesërmen. Çfarë është sot rinia, ashtu do të jetë nesër Kisha, populli, shoqëria në përgjithësi…

Libri Bota e të rinjve u dedikohet të rinjve të orientimeve të ndryshme jetësore: u dedikohet prindërve dhe edukatorëve. Ata do të gjejnë orientime të sigurta për punë si prindër në formën që të rinjtë e kanë të afërt, të kapshme, të pranueshme dhe të aplikueshme. Po ashtu, ky libër mund të jetë një udhërrëfyes i vërtetë për ata që kërkojnë llojllojshmëri ndriçimesh në ecjen e pjekurisë personale dhe gjetjen e jetës së gëzueshme në këtë ambient të jetës konkrete. Libri është shkruar në mënyrë profesionale, por në formë tërheqëse për të rinjtë. Supozimet teorike dhe përfundimet janë paraqitur me orientime të qarta: të tregohet dhe të jepen vërejtje për udhën që duhet bërë për të arritur lumturinë e vërtetë, që janë nxjerrë nga takimet e përditshme dhe bisedimet e autorit me të rinjtë në Këshillimoren Familjare. Pikërisht kjo e përplotëson, e pasuron dhe i jep magji tërheqëse këtij libri.

p. Stjepan Fridl, SJ

(Ky shkrim është parathëne e librit)

Shpëndaje: