“Dilexit nos” – “Na ka dashur”, enciklika e re e Papa Françeskut

Nga Don Lush Gjergji

 

“Dilexit nos”,  është enciklika e katërt e Papës Françeskut, që paraqet dhe shtjellon mendimin dhe bindjen apo edhe besimin dhe traditën e Kishës Katolike sot lidhur me “dashurinë njerëzore dhe hyjnore të Zemrës së Krishiti”, duke e ftuar, së pari Kishën, pastaj edhe mbarë njerëzimin, për një përshpirtëri të vërtetë, që domethënë të jemi në shërbim të jetës, të së vërtetës, e mbi të gjitha të dashurisë.

Zemra e Jezu Krishtit është burim jete, flijimi dhe dashuri konkrete dhe në shërbim të së mirës së përbashkët, sepse vetëm aty, thotë Papa Françesku, “mund ta gjejmë në tërësi Ungjillin” (89) si dhe ta “njohim së fundi vetveten dhe të mësojmë të duam” (30).

Papa Françesku vazhdon kështu shpjegimin dhe propozimin e tij lidhur me dashurinë duke theksuar që vetëm me dashurinë dhe për dashurinë e Jezu Krishtit, ne “aftësohemi të jemi zemërgjerë për lidhjet vëllazërore, për njohjen e dinjitetit të çdo njeriut dhe të kujdesemi së bashku për shtëpinë tonë të përbashkët”.

“Bota mund të mbijetoi mes luftave, mungesës së drejtpeshimit shoqëror dhe ekonomik, konzumizmit, si dhe përdorimit jo njerëzor të teknologjisë, që domethënë rikuperimin e asaj që është me e çmueshmja dhe më e nevojshmja: zemra” (31).

Enciklika “Na ka dashur” ka një hyrje dhe pastaj 5 kapituj që kryekëput I kushtohen Zemrës së Jezu Krishtit, duke përmbledhur dhe paraqitur traditën e begatshme të Kishës katolike në këtë këndvështrim, si dhe të Shkrimit Shenjt , kult ky që ka shumë rëndësi dhe domethënie për botën e sotme, disi pa ndjenja dhe pa zemër – dashuria për Zotin, për të afërmin, për çdo njeri, tek e fundit edhe për vetveten, si pasuri, begati dhe frymëzim për jetën e krishterë, deri të mbijetesa jonë dhe Amshimi I lumtur..

Kreu i parë i kushtohet “Rëndësisë së zemrës, prandaj edhe nevojës që sa më parë t’i kthehemi zemrës, sepse ndoshta sot si kurrë më parë, jemi në rrezik të shndërrohem në konsumatorë të pangopshëm dhe robër të tregut, i cili na bënë edhe neve si një lloj malli “ (20).

Këtu mund ta përmbledhim kështu: bota mund dhe duhet të ndërrohet duke u nisur prej zemrës! 

Zemra është qendra e cila “bashkon pjesët” dhe kështu na mundëson  lidhje autentike, dhe kështu na aftëson ta tejkalojmë shkapërderdhjen dhe individualizmin” (17)

Bindja dhe pohimi i Papës Françeskut që bota mund të ndryshojë vetëm “duke u nisur prej zemrës”(28) është një ftesë, frymëzim dhe mundësi që s’duhet kurrë ta harrojmë, por gjithnjë ta synojmë dhe jetësojmë, dëshmojmë në përditëshmërinë tonë.

Na ka dashur, titulli i kësaj enciklike papnore, mund të thuhet edhe kështu: Na do gjithnjë, sepse dashuria e Zotit për njeriun dhe mbarë njerëzimin është e paskajshme, burimore, besnike.

Kreu i dytë mund të përmblidhet kështu: gjestet dhe fjalët e dashurisë së Jezu Krishtit për ne dhe për mbarë njerëzimin, ku theksohet pamja, dëgjimi, prekja, lidhja apo marrëdhënia e Tij me njerëzit e asaj kohe.

Kreu i dytë përpunon në hollësi fjalët dhe gjestet, veprat e Jezusit dhe të dashurisë së tij për ne, ndërsa në të tretin: “Zemra që aq shumë ka dashur, duke nënvizuar përshpirtërinë dhe teologjinë katolike  ndaj “misterit të zemrës së Zotërisë”. Më tutje Papa Françesku nënvizon që dashuria dhe përshpirtëria ndaj Zemrës së Krishtit, domethënë hapje apo çelje  ndaj misterit njerëzor dhe hyjnor të Jezu Krishtit, si “përmbledhje e tërësishme e Ungjillit” (83)

Kjo përshpirtëri, thekson Papa Françesku, I kundërvihet një lloj pietizmi por pa trup, pa zemër, pa qenie njerëzore, apo një “përshpirtërie pa trup apo mish, e cila përhapet në shoqërinë e sotme” (87).

Ungjilli, thekson fuqishëm Papa Françesku , “është përmbledhje e mishëruar e Ungjillit! (90), për t’iu shmangur reformave të jashtme, sipërfaqësore, që prekin vetëm veprimtaritë apo thënë figurativisht lëkurën tone, por jo edhe mendjen dhe zemrës, pra, krejt qenien tone, që është pasojë e pashmangshme e shekullarizimit të fees dhe të Kishës (88).

Në dy kapitujt e fundit të Enciklikës gjejmë dy aspekte apo këndvështrime të rëndësishme: “Përshpirtëria ndaj Zemrës së Krishtit do të duhej të na bëjë të  bashkuar, si ushqim dhe afërsi me Ungjillin, përvojën shpirtërore personale dhe angazhimin e bashkësisë misionare” ( 91).

Në kreun IV nënvizohet : Dashuria që jep pije” nga kraharori dhe zemra e hapur e Krishtit, që i përmendin dhe komentojnë edhe shumë etër të Kishës, si takim personal me Zotërinë.

Papa Françesku i përmend apostujt e kësaj përshpirtërie, duke u nisur prej Shën Augustinit, Shën Françesk Salesin, Shën Magdalenën Maria Alacoque, Shën Terezën e Liseut, Shën Faustën Kawalska, deri tre Papa Shën Gjon Palin e II.

Kreun i fundit: Dashuria për dashuri, thellohet dhe propozon anën e bashkësisë së krishterë, si dhe anën shoqërore dhe misionare të kësaj dashurie dhe flake. Ajo, thekson Papa Françesku, “na afron me Atin, dhe na dejtohem kah  vëllezërit” (163, sepse vetëm kështu është një lloj shkëmbimi i dashurisë me dashuri., gjë kjo që e ka dëshmuar bindshëm edhe Shën Charles de Foucauld dhe shumë të tjerë.

Enciklika përfundon me një uratë të bukur të Papës Françeskut drejtuar Zemrës së Krishtit, si burim uji të gjallë për fe dhe dashuri, për të na aftësuar edhe neve, që të jemi të hapur si Zemra e Tij e madhe dhe shëlbimdhënëse (220)./drita.info

Shpëndaje: