Të dashur besimtarë/e,
miq e dashamirë,
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Krishtlindjes 2024, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI
E martë, 24 dhjetor 2024 – Vigjilja e Krishtlindjes
Në orën 18:00 – Pritja Solemne e Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”,
që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza.
Pritja organizohet nga SH. T. Imzot Dodë Gjergji,
me rastin e festës së Krishtlindjes 2024.
Në orën 24:00 – Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e dioqezës.
E mërkurë, 25 dhjetor 2024 – Dita e Krishtlindjes
Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza.
Ndërsa ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren.
Në orën 18:00 – Meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.
Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Lindjen e Jezusit!
Vëllazërisht,
Dioqeza Prizren-Prishtinë