Më 20 nëntor 2024, në ditën e lindjes së poetit Ndre Mjedja, në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, do të përurohet vepra e këtij poeti. Në këtë manifestim, që do të mbahet në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, në orën 19:00, akademik Kujtim Shala, studiues i letërsisë, do të mbajë një ligjërtatë për poezinë e Mjedjes, kurse Frano Kulli, shkrimtar dhe botues, do të flas për projektin e botimit të ri të veprës së Mjedjes.
Akademik Shala do të paraqitet me ligjëratën “Labor limae”, kurse Frano Kulli, për veprën e plotë të Ndre Mjedjes
Përurimi do të shoqërohet me një program artistik, kurse në mbarim të ligjëratave do të ketë edhe një kohë diskutimi me audiencën. Pas takimit, në ambientet e Agorà-s, do të shtrohet një koktej për të pranishmit.
Ky është takimi i tetë me radhë, që “Pena e Dritës” organizon për çdo muaj në bibliotekën “Ernest Koliqi”.
Takimi është i hapur për të gjithë.
Ju mirëpresim!