TË VAZHDOSH PËRKUNDËR VËSHTIRËSIVE

Oct 29 • Meditimi i ditës

29 tetor 2015 – e enjte, MOMENTI I SHENJTË – lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment dhe mundohem të ndërgjegjësohem se Hyji është i pranishëm:

Në afërsinë time, në atë çka bëj, në njerëzit që i takoj,

në rrethanat e përditshme në të cilat ndodhem.

Si mund ta bëj këtë realitet edhe më të gjallë?

 

Liria

 

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirisht dhe gëzueshëm, pa frikë nga vdekja.

Mëshira jote nuk njeh kufij.

 

Vetëdija

 

Të jesh i vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;

Të falënderoj për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë si dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Që ta sodis bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë nevojitet të jem i/e vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala e Zotit

 

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj …

 

Lk 13, 31-35

 

31 Po në atë moment iu afruan disa farisenj dhe i thanë:

“Dil e ik së këndejmi se Herodi do të të vrasë!”

32 Ai iu përgjigj:

“Shkoni e thuajini asaj dhelpre: Ja, sot e nesër po dëboj djaj e po shëroj, të tretën ditë i jap fund. 33 Porse sot, nesër e pasnesër më duhet ta vazhdoj rrugën, sepse nuk ka hije që profeti të vdesë jashtë Jerusalemit.

34 Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e me gurë i mbyt ata që të dërgohen! Sa herë desha t’i bashkoj fëmijët e tu sikurse klluka i bashkon nën krahë zogjtë e vet … e ju nuk deshët! 35 Mirë, pra, ‘shtëpia juaj do t’ju lihet juve!’ Jo po, unë po ju them: nuk do të më shihni më deri [që të vijë dita] të thoni:

‘Qoftë bekuar ai që vjen në emër të Zotit’!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

  

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Pavarësisht nga fakti se vdekja e tij është e pashmangshme Jezusi për shkak të dashuri së së tij të madhe ka vazhduar të kujdeset për njerëzit të cilët vuanin.

– Është një hir i madh të vazhdosh dhe të qëndrosh pavarësisht vështirësive dhe pengesave të mëdha.

– O Zot, si fëmija yt i dashur dua që të më mbash nën krahët e tu! Para teje po i vendosi nevojat e mia dhe brishtësinë, dobësinë time. Të lutem që të mund ta ndiej gjithmonë kujdesin tënd të shenjtë në çdo aspekt të jetës sime dhe të jetëve të atyre që i dua.

 

Bashkëbisedimi

 

Zot i dashur, të faleminderit që më do dhe që më fton në një marrëdhënie gjithnjë e më të thellë me ty.

Dashuria ime u përhaptë dhe i prektë të tjerët.

 

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »