Në Jezusin ne njohim vetveten

Mar 18 • Meditimi i ditës

18 mars 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42)

 

 Prania e Hyjit

 

Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejtësisht para teje
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

 Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo nuk është për të e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të bëhem njeri i lirë nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

 Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.

A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto? 

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 10, 31-42

 

31 Judenjtë rishtas kapën gurë për ta vrarë. 32 Jezusi iu përgjigj:

“Ju tregova shumë vepra të mira të Atit tim. Për cilën ndër to doni të më vritni me gurë?”

33 Judenjtë iu përgjigjën:

“Nuk duam të të vrasim me gurë për shkak të ndonjë vepre të mirë, por për shkak të blasfemisë: pse ti, duke qenë njeri, e bën veten Hyj!”

34 Jezusi iu përgjigj:

“A nuk shkruan në Ligjin tuaj:

Unë thashë: hyjni jeni?’

35 Nëse i quajti hyjni ata,

të cilëve u qe drejtur fjala e Hyjit

‑ e Shkrimi i shenjtë nuk mund të zhbëhet ‑

36 si atëherë ju, atij që Ati e shuguroi

dhe e dërgoi në botë,

mund t’i thoni: ‘Po blasfemon’

pse thashë: Jam Biri i Hyjit?

37 Nëse nuk i bëj veprat e Atit tim,

mos më besoni.

38 Por nëse i bëj,

po edhe nëse nuk më besoni mua,

besojuni veprave,

që ta merrni vesh e ta kuptoni

se Ati është në mua

dhe unë në Atin.”

39 Prapë deshën ta kapin, por u doli prej duarve.

40 Jezusi doli prapë matanë Jordanit, në atë vend ku më parë Gjoni pagëzonte dhe zuri vend atje. 41 Shumë erdhën tek ai dhe thoshin: “Gjoni, njëmend, nuk bëri asnjë mrekulli, por, gjithçka tha për këtë njeri, u vërtetua.” 42 Atje besuan shumë në të.

 

 Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi nuk e ka ngritur veten mbi njerëz të tjerë, por i ka thirrur ata që ta kuptonin vlerën e tij.

– Mendoj se si Jezusi lindi dhe u bë si unë, duke më shoqëruar në rrugën e jetës në mënyrë që unë ta njoh vetveten.

 

 Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllje

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »