Kuisi i Pashkëve në Famullinë e Stubllës
Se ringjallja e Zotit tonë Jezu Krishtit mund të festohet në mënyra të ndryshme, e tregon edhe kuisi i diturisë i mbajtur me rastin e festës së Pashkëve në Famullinë e Stubllës, i organizuar nga katekistët e kësaj famullie, Leonita Toma dhe Anton Gjergji, i cili u mbajt të dielën me 23.04.2017 në Kishën Shën Jozefi.
Në kuis morën pjesë 42 nxënës nga Stublla, të cilët u ndan në shtatë grupe e secili grup përbëhej prej gjashtë nxënësve nga klasa 4 deri në klasën 9.
Kuisi ishte i përgatitur që të përmbante pyetje nga Shkrimi i Shenjtë, Historia e Kishës dhe Liturgjia e Sakramenteve. Për t’i nderuar dhe falënderuar pjesëmarrësit në kuis, të gjithë nxënësit morën mirënjohjen, ndërsa dy vendet e para, u shpërblyen edhe me libra nga famullitari i Stubllës Don Jeton Thaqi.
Kuis u incizua nga Radio Maria Kosovë dhe do të transmetohet nesër (të martën) me fillim nga ora 16:00. /Anton Gjergji/
[wonderplugin_gallery id=”53″]
« Jezusi dëshiron të ma mbajë shpresën gjallë Zoti na shpëton me dashuri e mëshirë, jo me dënime e kërcënime »