Shënohet ditëlindja e Shën Nënë Terezës në Katedralen e Kryeqytetit

Aug 28 • Kisha në Kosovë

Për të shënuar ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, Ipeshkvia e Kosovës, të shtunën më 26 gusht, ka organizuar një mbrëmje shpirtërore dhe kulturore në Katedralen kushtuar Nënë Terezës në kryeqytetin e Kosovës, e cila shënoi edhe hapjen e “Ditët e Nënë Terezës”, që do të vazhdojnë deri më 5 shtator 2017, në festën e saj liturgjike, kishtare, ditë kur do të shugurohet Katedralja kushtuar asaj.

Këngët klasike, recitimi i poezive dhe uratave më të dalluara të shenjtëreshës, si dhe ekspozita “foto-kronologji e ndërtimit të Katedrales (2007-2017)” nga Sakip Imeri, e bënë këtë mbrëmje të ngrohtë e të pasur kulturalisht për shumë të pranishëm në Katedrale.

Hapja e mbrëmjes u bë me këngën “Nënës së mirë” të kompozuar nga Gjek Gjevalekaj,  e të interpretuar me zërin e fuqishëm e të ngrohtë të sopranos Adelina Paloja dhe me poezinë e Nënë Terezës, e shkruar gjatë udhëtimit për në Indi, “Lamtumirë”, të cilën e recitoi studentja dhe poetja Jehona Gashi.

Pas fjalëve përshëndetëse të Imzot Dodë Gjergjit, ipeshkëv i Kosovës, i cili uroi që të jeni gjithë nga pak Nënë Tereza për vendin tonë Kosovën. “Ne sot po fillojmë të përgatitemi për festën e madhe të 5 shtatorit, ditë kur do ta shugurojmë këtë shenjtërore.

Në traditën e moçme, nga 26 gusht – 5 shtator, kanë qenë ditët e Nënë Terezës, – tha Mons. Dodë Gjergji, duke vazhduar se “ne dëshirojmë t’i vazhdojmë ato, sepse është një nëntëditësh përgatitje për festën e madhe të 5 shtatorit, në ditën e shugurimit të kësaj Shenjtërore, e cila dëshirojmë që të jetë një vend ku çdo njeri pa dallim, çdo njeri i vullnetit të mirë, të vijë e të mësojë se çfarë do të thotë dashuria, të vijë e të mësojë çfarë do të thotë shërbimi në emër të kësaj dashurie.” Më pas ipeshkvi shprehi falënderimin atyre që kanë kontribuar për ndërtimin e Katedrales dhe lajmërojë se kjo ditë, pra ditëlindja e Nënë Terezës, tash e tutje do të jetë një ditë kur miqtë e katedrales do të fillojnë ta bëjnë ditë bamirësie me lëmoshat e tyre. 

Në fund ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji tha se kjo ditë është e veçantë, sepse është ditëlindja e Nënë Terezës, po këtë ditë, me 26 gusht 2015 është bërë bekimi i gurthemelit të kësaj Katedrale nga shumë të dashurit tanë Dr. Ibrahim Rugova dhe Mons. Mark Sopi. Pra një ditë e shënuar për të gjithë ne.

Një përshëndetje të veçantë e mori z. Sakip Imeri-in, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), i cili ka përgatit ekspozitën me fotografi të ndërtimit të Katedrales. Ai që nga fillimi i ndërtimit, për 10 vjet me radhë, për çdo ditë, ka bërë nga një fotografi punimeve në Katedrale nga zyra e tij e punës. Disa prej tyre janë të ekspozuar sonte, që e ngjallin një proces të punimeve të kësaj Katedrale ku jemi sot (fjalën e plotë mund ta gjeni në këtë link: http://www.drita.info/2017/08/27/imzot-dode-gjergji-te-jemi-gjithe-nga-pak-nene-tereza-per-vendin-tone/)

Programi vazhdoi me këngën “Ebben! Ne andrò lontano” të Alfredo Catalani; recitimit mjeshtëror të Lumnie Sopi të dy poeziv-uratë të Nënë Terezës “Falënderimi për muzikë dhe për këngë” dhe “Gjej kohë” , me të cilat na risjelli fjalët e Nënës Tereze me plotë emocion.

Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, paraqiti një kumtesë përmbledhëse mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës duke u përgjigjur në disa pyetje që shpesh bëhen në opionion: Kush ishte Nënë Tereza? Pse ajo lindi në Shkup? Kush ishin prindërit e saj? Si erdhi deri te thirrja e saj misionare? Pse ajo nuk shkoj në Indi? E pyetje tjera të cilat me mjeshtëri pruri përgjigjet që e tregojnë Nënë Terezën një shqiptare katolike. (kumtesën e plotë mund ta lexoni në këtë link:  http://www.drita.info/2017/08/27/bija-shqiptare-nena-e-botes-tani-shenjteresha-e-dashurise-nena-tereze/)

Agimet shqiptare” të Agim Mula, të interpreuar nga sopranja Adelina Paloja, e përcjellë me piano Pranvera Hoxha, dhe recitimi i poezive-uratë “Jeta” dhe “S’ka rëndësi” nga Bislim Muçaj ishin pjesët që e mbyllën mbërmjen e përgatitur, për ta lanë audencën të shijojnë fotografitë e ekspozitën “Foto-kronologji e ndërtimit të katedrales” nga Sakip Imeri.

Mbërmja vazhdoi në një koktel rasti për pjesmarrësit në oborrin e Rezidencës së Ipeshkvisë, ku vazhdojë bashkëbisedimi dhe bashkëndarja e gëzimit për Nënën tonë Tereze. /drita.info

Fotografitë: Besim Ndau & Antigona Pjetraj-Gegaj

Linku më poshtë është paraqitje e plotë e mbrëmjes. Video nga Kosovapress:

Video

Shpërndaje

Comments are closed.

« »