Inaugurohet mozaiku i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Katedrale

Nov 14 • Kisha në Kosovë, Kulturë

Më 10 nëntor 2018, në mbarimin e Meshës së Shenjtë të kremuar për Gjergj Kastriotin në Katedrale Shën Nënë Tereza në Prishtinë, u bë bekimi dhe inaugurimi i mozaikut kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që është vendosur në murin e këmbanares së katedrales gjatë këtij viti jubilar.

Në procesion nga Katedralja deri te vendi i mozaikut, duke e ndjekur Ipeshkvin, Imzot Dodë Gjergjin, populli iu afrua mozaikut dhe me një lutjeje të përshtatshme, sidomos mbi popullin, u bë ceremonia e bekimit.

Mozaik është punuar nga mozaicisti Edi Sinaj & Albana Sinaj. I dedikohet pikërisht heroit tonë Gjergj Kastriotit, në 550-vjetorin e kalimit në amshim./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »