Aksion bamirësie i Caritas Kosova për Festën e Shën Nënë Terezës

Sep 3 • Kisha në Kosovë

Caritas Kosova, në bashkëpunim me Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, organizon aksion bamirësie për njerëzit në nevojë, me rastin e festës së Shën Nënë Terezës.

Aksion do të jetë të mërkurën, më 4 shtator 2019, nga ora 10:00 – 12:00 te Katedralja Shën Nënë Tereza, pjesa e oborrit te Rezidenca e Ipeshkvisë, gjatë të cilit do të dhurohen artikuj të ndryshëm ushqimor dhe veshmbathje.

Prandaj, ftohen të gjithë ata që kanë nevojë të vijnë për të marrë ato gjëra që i kemi në dispoziocion.

Në vigjilje të festës së bijës dhe shenjtëreshës sonë, e njohur për bamirësi dhe dashuri ndaj të varfërve, Kisha jonë dëshiron që t’iu dal në ndihmë edhe në këtë mënyrë atyre personave që kanë nevojë për jetën e tyre. Ky aksion është i frymëzuar nga jeta e Nënë Terezës, e cila thonte, se duhet bërë vepra të vogla me dashuri të madhe./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«