E keqja kapërcehet vetëm me dashuri

Sep 12 • Meditimi i ditës

12 shtator 2019 – E enjte, Emri i Zojës Mari, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Kol 3,12-17; Ps 150,1-6; Lk 6,27-38)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.

Çfarë bekimi i mrekullueshëm!

Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

Lus për hirin e fesë, të besoj

në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe për të fjetur.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala e Zotit

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në atë mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

– – – 

Lk 6, 27-38

 

27 “Por po ju them juve që më dëgjoni:

‘Duajini armiqtë tuaj,

bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,

28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’.

29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!

31 Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!

32 Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet. 33 Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët. 34 E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t’ju kthejnë, ç’shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t’u kthehet aq sa dhanë.

35 Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.

36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”

37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim.”

– – – 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Hiri është ai që e bën Mesazhin e krishterë ndryshe. Jezusi na thërret duke na thënë troç që mos të sillemi me njerëz siç ndoshta e meritojnë, por si Ati qiellor me dhembshuri, mëshirë si dhefalim.
  • Lutja për ata që na kanë bërë diçka keq është çliruese. Ajo na liron nga burgu i urrejtjes dhe hakmarrjes. E keqja kapërcehet vetëm me dashuri që s`kërkon ndonjë avantazh as përfitim personal.
  • O Zot, ma liro zemrën time. Largoji prej meje edhe gjurmët më të fundit të hidhësisë.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua o Zot më mësojnë  se si duhet të lutem.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«