Gjithçka do të dalë në dritë

Jan 30 • Meditimi i ditës

30 janar 2020 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Sam 7, 18-19.24-29; Ps 131; Mk 4, 21-25)

 

Prania e Hyjit
“Ja, para derës qëndroj dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj te ai dhe me të do ha darkë dhe ai me mua”, thotë Zotëria.

Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!

Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.

 

Liria

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi
Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj nga prapa,
q jam i aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mk 4, 21-25

 

21 Pastaj u tha:

“A thua bihet llamba për t’u vënë nën enë ose nën tryezë? E jo për ta vënë në dritëmbajtës? 22 Sepse asgjë s’është e fshehtë, veçse për t’u zbuluar, asgjë në fshehtësi, veçse për të dalë në dritë. 23 Kush i ka veshët për të dëgjuar, le të dëgjojë!”

24 Edhe u tha:

“Mbani mend çka dëgjoni! Me atë masë që të matni, me atë do t’ju matet! Madje edhe do t’ju shtohet! 25 Sepse, atij që ka, do t’i jepet më, e atij që s’ka, do t’i merret edhe çka ka.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi bën një shaka të vogël këtu, se çka duhet të bëjë njeriu me një llambë. Shakatë shpesh mund të tregojnë një çështje shumë të rëndësishme. Cila është çështja që ajo po e shpreh këtu?
  • Jezusi flet për një kontrast, midis asaj që është “fshehur” dhe “sekrete” dhe asaj që “zbulohet” dhe “del në dritë”. Çka mendon, cili është mesazhi i tij këtu?
  • Mund të kesh vërejtur theksin që Jezusi e vendos në fund të fragmentit: ai flet dy herë për “masën”, dhe dy herë ai përmend fjalën “për të pasur”, dhe dy herë flet “për të dhënë”. Çka mendon se po ndodh këtu?
  • Tani dëgjoje edhe një herë fragmentin biblik dhe pyete veten: a ka ndonjë fjalë që përmbledh atë që Jezusi po përpiqet të na tregojë?

 

Bashkëbisedimi

Kur Jezusi, me ardhjen e tij në tokë, filloi të njoftojë ndryshimet dhe ardhjen e Mbretërisë së Hyjit, ai nuk donte që mësimet e tij të shtrembëroheshin nga agjitatorët politikë apo sensacionistët. Prandaj, ai nganjëherë e bën mesazhin e tij të maskuar në mënyrë që ta shpjegojë plotësisht atë më vonë në rrethin e ndjekësve të tij më besnikë.

Sapo këta predikues ta zotërojnë kuptimin e vërtetë të mesazhit, atëherë gjithçka do të dalë në dritë – mu ashtu siç bën pronari i shtëpisë kur e vendos llambën për të ndriçuar tërë hapësirën e shtëpisë. Pastaj, do të jetë koha që ndjekësit e vërtetë të shkëlqejnë para të tjerëve me shembull. Do të vijë koha që kjo dritë të shkëlqejë gjerë e gjatë si drita e një qyteti të ndezur natën.

Në takimet dhe ngjarjet e përditshme, a ka fusha në jetën time ku unë mund të dëshmoj për dritën e besimit dhe gëzimit që unë e njoh Krishtin?

Në përmbyllje të këtij meditimi, dëgjoji ato gjëra që i ke ndierë në minutat e fundit. Mundohu ta shprehësh atë në formë të një lutjeje drejtuar Zotit.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Fjala e urtë e Jezusit për “masën që të matni” duket si variant i tjetrës që thotë: “Atë që jep, atë edhe merr.” Me këtë Jezusi mendon që nëse dikush kërkon të arrijë kuptim në fushën shpirtërore për atë çfarë ai është duke folur, ky kuptim do të rritet duke dëgjuar shëmbëlltyrat, kurse ai që nuk dëgjon do të përfundojë në injorancën shpirtërore, d.m.th. në padituri dhe pakuptim.

Duhet të lejoj që shëmbëlltyrat e Jezusit të më habisin dhe sfidojnë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »