A i vërej shenjat/mrekullitë e Zotit rreth meje dhe në mua?

Feb 17 • Meditimi i ditës

17 shkurt 2020, E hënë – MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jak 1, 1-11; Ps 119, 67-68.71-72.75-76; Mk 8, 11-13)

 

Prania e Hyjit

Në pikën e qetë të botës sime në lëvizje,
në thelbin e qenies sime,
pres ta dëgjoj dhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit
I Cili më thërret ta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.
A mund të shkoj në atë vend ku po më thërret Hyji?

 

Liria

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në hapësirën ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e vdekur, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.

Në këtë liri shpirti të drejtohem ty.

 

Ndërgjegjësimi

Duke ditur që Hyji më do pa kusht,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se kush jam përnjëmend.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Çfarë jam duke dëgjuar?
Lexoje tekstin disa herë.

 

Mk 8, 11-13

 

11 Atëherë erdhën farisenjtë dhe filluan të rragaten me të. Duke e vënë në provë kërkuan prej tij një shenjë prej qiellit. 12 Jezusi duke fsharë prej fundit të shpirtit, tha: “Përse kjo brezni kërkon shenjë? Për të vërtetë, po ju them: kësaj breznie s’do t’i jepet shenjë!”

13 Atëherë i la, përsëri hipi në barkë dhe kaloi në anën tjetër.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Zoti e di se si nganjëherë do të dëshiroja ndonjë shenjë. Por Zoti e di gjithashtu se sa shumë shenja ekzistojnë rreth meje dhe në mua. Do të përpiqem t`i vërej mrekullitë që Zoti i bën.
  • Jezusi e dinte se s`do të mund t`i përmbushte kërkesat për prova (vërtetime). Nga Jezusi më largon dëshira ime që ta kem unë fjalën e fundit, si dhe përpjekja ime për të gjetur provën përfundimtare. Më ndihmo, Zot, të di kur duhet lënë diçka dhe të vazhdoj rrugën përpara.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet me anë të tekstit të Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta dalloj dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto disa minuta vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »