Pse më lehtë e dëgjojmë zërin e Zotit në heshtje dhe vetmi?

Apr 1 • Këndvështrime

Shenjtërit dhe personazhet biblike janë larguar nga turmat e mëdha të njerëzve për ta dëgjuar më lehtë zërin e Zotit.

 

Sa herë që një shenjtë apo një person biblik ka dashur ta dëgjonte më mirë zërin e Zotit, thuajse ata përherë janë tërhequr nga populli dhe e kanë kërkuar vetminë. Nganjëherë atyre ju është dashur të futen thellë në pyje për ta takuar Zotin, e ndonjëherë tjetër ju është dashur të arrijnë majat e kordave.

Një episod në jetën e Elisë profet mund të na shërbej si shembulli më i njohur për këtë tip të vetmisë. Zoti i kërkoj qartësisht Elisë: “Dil jashtë e qëndro në mal para Zotit, sepse Zoti do të kaloj andejpari.!” (1 Mbr 19, 11).

Atëherë Zoti ia zbuloi vetveten Elisë si “një puhi e frymës së hollë”.

“Para tij u çua një stuhi: erë e fortë! Tundte malet e thërrmonte qetat para Zotit: por Zoti nuk ishte në stuhi! Pas stuhisë ra tërmeti! Por Zoti nuk ishte në tërmet! Pas tërmetit erdhi zjarri! Por Zoti nuk ishte në zjarr! Pas zjarrit erdhi një puhi fryme e hollë. (1 Mbr 19, 11-12)

Edhe Jezusi, gjatë “agonisë në kopsht”, u largua për pak nga apostujt për të biseduar me Atin e tij Qiellor, “Rrini këtu, derisa unë të shkoj njatje e të lutem.” (Mt 26, 36).

Për ta arritur që ta dëgjojmë zërin e Zotit me gjithë shpirt, ne duhet t’i zvogëlojmë të gjitha shpërqendrimet e tona të brendshme. Ja pse është më lehtë të lutesh në një Kishë të zbraztë se sa në qendër të Times Square. Ne ekspozohemi lehtë ndaj zhurmës dëgjimore dhe asaj pamore. Ashtu si e zbulojmë në jetën e Elisë, nuk është lehtë të dëgjohet Zoti në erë të forta, në zjarr dhe në tërmete, por në puhizën e frymës së hollë.

Nuk duhet ta harrojmë këtë fakt të thjeshtë dhe ta shfrytëzojmë këtë mundësi derisa po e harxhojmë kohën në vetizolim, larg nga turmat e njerëzve. Koha e vetmisë mund të shihet si dhuratë prej Zotit dhe një mundësi për ta thelluar raportin tim me të.

Heshtja/vetmia nganjëherë është e vështirë të mbahet, por kur e arrijmë atë, ajo bëhet një hapësirë dhe kohë për Zotin, për ta ndjerë e shijuar praninë e tij, që të jep paqe të thellë./drita.info

 

Burimi: aleteia.org

Përkthimi: Rev. “Drita”

Shpërndaje

Comments are closed.

« »