Zemrat tona t`i përngjajnë zemrës së Krishtit

Apr 3 • Meditimi i ditës

3 prill 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 20, 10-13; Ps 18, 2-7; Gjn 10, 31-42)

 

Prania e Hyjit

Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejt me ty
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria 

Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi 

Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.

A mund ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala e Zotit 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 


Gjn 10, 31-42

 

31 Judenjtë rishtas kapën gurë për ta vrarë. 32 Jezusi iu përgjigj:

“Ju tregova shumë vepra të mira të Atit tim. Për cilën ndër to doni të më vritni me gurë?”

33 Judenjtë iu përgjigjën:

“Nuk duam të të vrasim me gurë për shkak të ndonjë vepre të mirë, por për shkak të blasfemisë: pse ti, duke qenë njeri, e bën veten Hyj!”

34 Jezusi iu përgjigj:

“A nuk shkruan në Ligjin tuaj:

Unë thashë: hyjni jeni?’

35 Nëse i quajti hyjni ata,

të cilëve u qe drejtuar fjala e Hyjit

‑ e Shkrimi i shenjtë nuk mund të zhbëhet ‑

36 si atëherë ju, atij që Ati e shuguroi

dhe e dërgoi në botë,

mund t’i thoni: ‘Po blasfemon’

pse thashë: Jam Biri i Hyjit?

37 Nëse nuk i bëj veprat e Atit tim,

mos më besoni.

38 Por nëse i bëj,

po edhe nëse nuk më besoni mua,

besojuni veprave,

që ta merrni vesh e ta kuptoni

se Ati është në mua

dhe unë në Atin.”

39 Prapë deshën ta kapin, por u doli prej duarve.

40 Jezusi doli prapë matanë Jordanit, në atë vend ku më parë Gjoni pagëzonte dhe zuri vend atje. 41 Shumë erdhën tek ai dhe thoshin: “Gjoni, njëmend, nuk bëri asnjë mrekulli, por, gjithçka tha për këtë njeri, u vërtetua.” 42 Atje besuan shumë në të.

 


 Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Veprat e Jezusit janë vepra dashurie. Kjo është dashuri që e kemi të njohur nga ai – dashuri deri në vdekje. Atë që shohim te Jezusi, e shohim edhe te Ati. ÇfarëAti sheh në Jezusin, atë e sheh dhe i pëlqen në ne.
  • Të lutemi që zemrat tona t`i përngjajnë zemrës së Jezusit.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Ati ynë…

 Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »