Udhëzimet e Dioqezës Prizren-Prishtinë për pjesëmarrjen e besimtarëve në meshë dhe në jetën pastorale në kohën e COVID-19

May 28 • Kisha në Kosovë

 

Prot. Nr. 103 /2020                                                                                    Prishtina, 27/ 05 /2020

  

 

Udhëzime për pjesëmarrjen e besimtarëve në meshë dhe në jetën pastorale

në kohën e COVID-19

 

 

Fort të dashur në Krishtin,

                                            Që nga fillimi, kur vendi ynë u prek me pandeminë Covid-19, gjithnjë i kemi përditësuar udhëzimet tona  për ta përshtatur jeton tonë baritore dhe kujdesin për shpirtra në Dioqezën tonë Prizren-Prishtinë, sipas rrethanave që impononte gjendja e përgjithshme,  udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe vendimet e institucioneve civile.

Në letrën e fundit të dt. 15/05/2020, ku i pata vendosur disa udhëzime, ju pata thanë, që  sipas rrethanave që do të zhvillohen ato mund të ndryshojnë më herët apo shtyhen më vonë.

Duke e falënderuar Zotin për zhvillimet pozitive që kanë ndodhur këto ditët e fundit në Kosovë, përkitazi me pandeminë, po vij tek Ju me lajme të mira dhe me ndryshime pozitive, duke iu bërë me dije se ditën e enjte, më 28 maj 2020, do të fillojmë meshët dhe kremtimet tjera liturgjike me pjesëmarrje të besimtarëve.

Përkitazi me këto zhvillime, po ju nisi disa udhëzime të reja:

  1. Mesha e Shenjtë do të kremtohet me pjesëmarrjen e besimtarëve duke i mbajtur këto udhëzimet:
    • Ato të IKSHPK-së, që janë respektimi i distancës fizike, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i rregullt i kishave.
    • Piketimi me shenja i bankave ku do të ulen besimtarët.
    • Në fillim të çdo meshe, meshtari le të hyjë në mënyrë kremtore duke bërë bekimin e besimtarëve me ujë të bekuar.
    • Shtrirjen e dorës në momentin e shkëmbimit të paqes do ta evitojmë, por këtë dhuratë shpirtërore do ta përcjellim me gjeste përkatëse duke “vu dorën në zemër” ose me një përkulje të thjeshtë.
    • Kungimi i shenjtë le të ndahet vetëm në dorë.
    • Në ato Kisha, ku, për shkak të hapësirës, nuk mund të mbahet distanca e kërkuar, mesha le të celebrohet jashtë në një ambient të përshtatshëm. Gjithashtu, për të mundësuar të gjithë besimtarëve pjesëmarrjen në meshën e të dielës, mund të kremtohen tri meshë të dielën dhe një në vigjiljen e të dielës.
  1. Kremtimi i sakramentevedhe sakramentorëve, mund të kremtohen me pjesëmarrje të besimtarëve, gjithnjë duke i respektuar udhëzimet e IKSHPK-së.
  2. Kremtimi i sakramentit të Kungimit të parë dhe ndarja e sakramentit të Krezmimit, mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm, që do të thotë se shtyhen për shtator, duke filluar nga festa e Shën Nënë Terezës, me 5 shtator e më tutje.
  3. Përdorimin i të mirave të përkohshme: mbesin në fuqi ato udhëzime të marra nga letra e dt. 15/05/2020, nr. 4.
  4. Organizime të formave të agape pas meshe ose edhe ndonjë takim tjetër, le të evitohen.

Këto udhëzime vlejnë deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Duke Ju falënderuar për duresën tuaj dhe për bashkëpunimin vëllazëror gjatë kësaj kohe të vështirë për ne të gjithë, ju besoj të gjithëve ndërmjetësisë së Virgjërës Mari.

 

 

Ipeshkvi Juaj

Shpërndaje

Comments are closed.

« »