Zoti i gjallë edhe pas vdekjes

Jun 3 • Meditimi i ditës

3 qershor 2020 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Tim 1,1-3.6-12; Ps 122; Mk 12,18-27)

 

Prania e Hyjit

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.

E kundroj praninë e Hyjit, i cili gjithmonë është pranë meje me dashuri,

në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.

Ndalem dhe lutem që t`i lejoj

që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
Ke ecur dhe ke vepruar përmbi këtë tokë; ke duruar të nxehtët dhe të ftohtët.
Kohën që e ke kaluar në tokë ka qenë e mbushur me kujdesin për njerëz.
Ke shëruar të sëmurët, ke ngjallur të vdekurit; kurse ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.
E lexoj, e dëgjoj tekstin e Shkrimit Shenjt vëmendshëm, dhe shoh çka po thotë vetë teksti?


Mk 12, 18-27


18 Saducenjtë që mësojnë se nuk ka ringjallje, erdhën dhe e pyetën:

19 “Mësues, Moisiu shkroi për ne: ‘Po vdiq vëllai i ndokujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij të martohet me gruan e tij e t’i lindë fëmijë vëllait të vet’.

20 Tashti, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua dhe vdiq, por nuk la pasardhës. 21 I dyti e mori atë e vdiq, por nuk la trashëgimtar. Po ashtu edhe i treti. 22 Asnjëri prej të shtatëve nuk la trashëgimtar. Pas të gjithëve vdiq edhe gruaja. 23 Pas ringjalljes (kur të ngjallen) gruaja e cilit do të jetë? Sepse, të shtatë e patën grua.”

24 Jezusi u përgjigj:

“Po a nuk jeni në gabim pikërisht pse nuk e kuptoni Shkrimin e shenjtë e pushtetin e Hyjit? 25 Sepse, kur njerëzit të ngjallen prej së vdekuri, as burrat s’do të marrin gra, as gratë burra, por do të jenë porsi engjëjt në qiell. 26Për sa pastaj i përket çështjes së ringjalljes të të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut, në fragmentin mbi dukurinë e ‘Kaçubës’, se si i tha Hyji: ‘Unë jam Hyji i Abrahimit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit?’ 27 Hyji nuk është Hyji i të vdekurve, por i të gjallëve.

Jeni shumë gabim!”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

  • Zoti, thotë Jezusi, është Zot i të gjallëve, jo i të vdekurve. Duke qenë plotësisht me Zotin pas vdekjes është një tjetër mënyrë ekzistence. Me anë të vdekjes ne hyjmë në një jetë të re; duke mos u rivendosur thjeshtë në formënekuivalente (të barabartë) të jetesëstokësore. Meqenëse jemi transformuar nga Dashuria, ekziston vazhdimësia, por me një ndryshim radikal.
  • Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve. Bota jonë është aq e zënë me konkurrencën dhe dhunën që e grumbullon çdo ditë, sa që nuk e ndien nevojën ta dëgjojë këtë mesazh të mrekullueshëm.
  • Saducenjtë ishin të kufizuar me ligjin e vjetërdhe bindjet e tyre ishin një filtër që ibllokonte për të dëgjuar diçka të re. Edhe ne mund të bëjmë pyetje të gabuara, të dëgjojmë atë që na pëlqen të dëgjojmë dhe për këtë arsye të kufizojmë marrjen e porosisë së vërtetë të Jezusit.
  • Si duket besimtarët shpenzojnë shumë kohë duke diskutuar detajet, duke injoruar porosinë e jetës. Papa Françesku pat theksuar një herë se kur disa të krishterë flasin për ungjillin, ata flasin si të ishin kthyer nga një varrim. Kurse ungjilli është shpallje e gëzueshme e dashurisë së Zotit për botën.
  • A mos e kufizoj zemrën time në emër të Zotit para të tjerëve, se jam i krishterë? O Zot, bëj që jeta ime të tregojë, të dëshmojë se ti erdhe të na dhurosh të gjithëve jetën, jetën me bollëk.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit të Shenjtë edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Shpirtin nuk e nginë dija e madhe, por shijimi i gjërave.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.

Ati ynë …

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »