A është “dhembshuria” një tipar i Jezusit?

Jul 7 • Meditimi i ditës

7 korrik 2020 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Oz 8, 4-7.11-13; Ps 115, 3-10; Mt 9, 32-38)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot te ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte
se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,
dhe kurrë s`do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,
i cili me gjeninë e tij depërton për të nxjerr të gjitha ato çfarë mund të bëhet prej këtij trungu (Shën Injaci).
Lus për hirin shenjtë që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.

 

Ndërgjegjësimi 

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që kanë qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala 

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 



Mt 9, 32-38

32 Posa dolën këta, ja se i sollën një memec të djallosur. 33 Pasi e nxori djallin, memeci foli. Njerëzit të mrekulluar, thoshin: “Kurrë s’u pa një gjë e tillë në Izrael!” 34 Ndërsa farisenjtë thoshin: “Ai i nxjerr djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve.”

35 Kështu Jezusi qarkullonte nëpër të gjitha qytetet e fshatrat. Mësonte në sinagogat e tyre: predikonte Ungjillin e Mbretërisë dhe shëronte çdo sëmundje e lëngatë.

36 Kur e pa turmën e popullit, ndjeu dhembshuri për të, sepse ishte e nëpërkëmbur dhe e lënë pasdore si delet pa bari. 37 Atëherë u tha nxënësve të vet:

“Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak. 38 Lutjuni, pra Zotërisë së të korrave, të dërgojë korrtarë në të korrat e veta.”


 

Ç` po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Kur e pa turmën e popullit, ndjeu dhembshuri për të, sepse ishte e nëpërkëmbur dhe e lënë pasdore…” A është “dhembshuria” një tipari Jezusit? Njerëzia e tij është e tillë që hyn thellë në shpirtin e njerëzve, bashkë-ndien me ata qëjanë të humbur, si delet pa bari.
  • Deri në çfarë mase i përngjaj Jezusit në raport me të tjerët, sidomos me të varfrit dhe nevojtarëtApo kritikoj dhe dënoj si farisenjtë  Ungjillin e sotëm?
  • O Zot, po të lutem, më jep diçka nga ajo se si ke qenë ti, i sinqertë dhe i dhembshur në marrëdhëniet e mia me të tjerët.

  

 Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »