Të jetosh me guxim dhe zemërgjerësi

Jul 8 • Meditimi i ditës

8 korrik 2020 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Oz 10, 1-3.7-8.12; Ps 105, 2-7; Mt 10, 1-7)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që të hyj e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi 

Kur e ndjej ngrohtësinë e diellit në fytyrë,

jam i vetëdijshëm për praninë tënde në këtë botë.

 

Fjala 

Lutu Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin

se si po të flet në Fjalën e tij.

 


 

Mt 10, 1-7

1 Pastaj Jezusi i mblodhi rreth vetes dymbëdhjetë nxënësit e vet e u dha pushtetin të mund të dëbonin shpirtrat e ndytë dhe të mund të shëronin çdo sëmundje e lëngatë.

2 Emrat e Dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, që quhet Pjetër e vëllai i tij Andreu; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, i vëllai; 3 Filipi dhe Bartolomeu; Toma e Mateu ‑ tagrambledhësi; Jakobi i Alfeut dhe Tadeu; 4 Simon Kananeu dhe Judë Iskarioti ‑ ai që e tradhtoi.

5 Pikërisht këta të Dymbëdhjetët Jezusi i dërgoi dhe i urdhëroi:

“Mos shkoni ndër paganë as mos hyni në asnjë qytet të samaritanëve! 6 Por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. 7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!’


 

Ç` po dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Secili prej nxënësve, të përmendur me emër në Ungjillin e sotëmu ftua për të bashkëpunuar me Jezusin në misionin e tij. I njëjti mision dhe e njëjta shërbesë e Jezusit i janë dorëzuar Kishës në çdo kohë – misioni i shërimit të të sëmurëve, faljes së mëkatarëve dhe shpalljes së Lajmin të Gëzueshëm të Mbretërisë së Hyjit.
  • Zoti më thërret edhe mua me emër për ta luajtur rolin tim në përhapjen e Lajmit të Gëzueshëm të dashurisë dhe mëshirës së pafund të Zotitnë kohën dhe botën time. Secili prej nesh në bashkësinë e kishës, me anë të pagëzimit, është i thirrur për të shërbyersidomos “deleve të humbura” në shoqërinë e sotme.
  • O Zot, bëj që ta dëgjoj gjithmonë thirrjen tënde personale dhe t`i përgjigjem asaj me guxim dhe zemërgjerësi në jetën time të përditshme.

 

Bashkëbisedimi
 
I/e vetëdijshëm/e se ende jam në praninë e Hyjit,
e paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo është ulur afër meje,
dhe i flas gjithçka kam në mendje, çfarë më thotë zemra,
si shoku shokut.
Përmbyllja
 
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen. jetosh
Shpërndaje

Comments are closed.

« »