Zemërhapur në ndjekjen e Krishtit

Jul 9 • Meditimi i ditës

9 korrik 2020 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Oz 11, 1.3-4.8c-9; Ps 80, 2ac.3bc.15-16; Mt 10, 7-15)

 

Prania e Hyjit
Ndalem një moment
dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Zoti e derdh mbi mua,
se si më krijon në imazhin dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempull të tijin…
 
Liria
Lus për hirin e shenjtë
që t`i harroj brengat e mia,
që të jem i/e hapur se çfarë kërkon Hyji prej meje,
që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon
shëron dhe ripërtërin
mund të
 jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej
 veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar
, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj
 ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala 

Fjala e Zotit na vjen nëpërmjet Shkrimit të Shenjtë.

Shpirti Shenjt e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që t`i përgjigjem porosisë së ungjillit:

Që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 


 

Mt 10, 7-13

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!’ 8 Shëroni të sëmurit, ngjallni të vdekurit, pastroni të gërbulurit, dëboni djajtë! Falas morët, falas edhe jepni! 9 Mos grumbulloni në brezat tuaj as ar, as argjend, as të holla bakri; 10 as strajcë udhëtimi, as dy palë petka, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë për ushqimin e vet.

11 Në çdo qytet apo fshat që të hyni, pyetni a është aty ndonjë njeri i ndershëm e banoni tek ai derisa të shkoni më tej. 12 Kur të hyni në shtëpi, uroni paqe. 13 Nëse shtëpia është e ndershme, le të zbresë mbi të paqja juaj; po nuk qe e denjë, paqja juaj le të kthehet tek ju. 14 Por, po qe se ndokund nuk ju pranojnë ose nuk i dëgjojnë fjalët tuaja, dilni prej asaj shtëpie e prej atij qyteti dhe shkundni edhe pluhurin prej këmbëve tuaja. 15 Për të vërtetë po ju them: Ditën e Gjyqit do ta ketë më lehtë Sodoma e Gomorra se ai qytet.”

 


 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimi të Shenjtë:

 

  • Ka diçka në këtë ungjill lidhur me atë se çka do të thotë të jesh i/e thjeshtë – shpirtdëlirë. Ndërsa punojmë për Zotin, nuk brengosemi më për veshjen, paranë, kulmin mbi krye. Jemi të brengosur, por jo të shqetësuar ne ankth. Vështirë është të merret kjo fjalëpërfjalshëm, mirëpo prej nesh kërkohet që të jemi mendje dhe zemër hapur në ndjekjen e Krishtit.
  • Duhet të jemi njerëz për të cilët marrëdhënia me Jezu Krishtin do të jetë në rendin e parë në jetë dhe se këtë asgjë nuk mund ta prishë apo të jetë para saj. Gjithë dashuria, miqësia, personaliteti ynë, gjithçka kemi dhe bëjmë, janë në shërbim të dashurisë së Krishtit dhe gjithë këtë mund t`ia paraqesim, t`ia kushtojmë.

 

Bashkëbisedimi
 
O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.
Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.


Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »