A është besimi im i (pa)mjaftueshëm?
8 gusht 2020 – E shtunë, Shën Dominiku, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Hab 1, 12 – 2, 4; Ps 9, 8-13; Mt 17, 14-20)
Prania e Hyjit
Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.
Me kohë, si kjo tani, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde
si dhe për dashurinë tënde të pakufizuar ndaj meje.
Liria
Po të dëshironte Hyjit të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?
Po të donte të më jepte zemër a sfidonte, a do të mund ta vëreja këtë?
Lus për hirin e çlirimit nga brengat vetjake
dhe çiltërinë, të jem i/e hapur ndaj asaj çka dëshiron Hyji të më komunikojë.
Ndërgjegjësimi
Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çka ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.
Fjala
O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.
Mt 17, 14-20
14 Kur mbërritën te populli, iu afrua një njeri, ra në gjunj para tij 15 dhe i tha:
“Zotëri, ki mëshirë për djalin tim: i bie e tokës dhe po vuan shumë. Shpesh bie herë në zjarr e herë në ujë! 16 E solla te nxënësit e tu, por ata s’mundën ta shërojnë.”
17 “O brezni e pafe dhe e prishur ‑ u përgjigj Jezusi ‑ deri kur do të jetoj mes jush? Po deri kur do t’ju duroj? Ma bini këtu!”
18 Atëherë Jezusi e urdhëroi djallin e ky doli prej djaloshit, që u shërua në atë çast.
19 Atëherë nxënësit, iu afruan veçmas Jezusit dhe e pyetën:
“Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?”
20 Ai u përgjigj:
“Për shkak të besimit tuaj të pakët! Përnjëmend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali: ‘Dil këndej e shko atje!’, do të kalojë dhe asgjë s’do t’ju jetë e pamundshme!”
Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Nuk është çudi që Jezusi mund të jetë i irriturar nga prishja dhe mungesa e besimit tonë. Në cilat fusha të jetës sime jam duke treguar një mungesë përgjegjësie ose gatishmërie? Ç`mund të bëj në këtë drejtim?
- Jezusi nuk ka dyshim se në qoftë se do të kishim besim të mjaftueshëm, do të mund t`i lëviznim malet. Me fjalë të tjera, nëse raporti im me atin do të ishte aq i fortë sa ishte ai i Jezusit, fuqia e Zotit do të mund të rridhte lirisht nëpërmjet meje dhe të arrinte gjëra të mëdha. A e dëshiroj unë këtë?
Bashkëbisedimi
Edhe ne e pyesim Jezusin, “Pse?” “Pse nuk mund ta përfundojmë veprën tënde në jetën tonë?”
Në këtë lexim, vetë Jezusi e plotëson përgjigjen: “Ju keni pak besim”.
Krejt hapur, bisedoj për këtë me Zotin.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.
O Zot, na dhuro një besim që do t`i zhvendos edhe malet – malet e palëvizshmërisë dhe apatisë, frikës dhe ankthit, egoizmit dhe dëshpërimit.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Aktorja britanike Naomi Scott: Feja ime në Krishtin më definon! Diakoni Don Samuel Ramaj nesër do të shugurohet meshtar »