Punën e shijon kur e bën me dashuri

May 1 • Meditimi i ditës

1 maj 2021 – E shtunë, Shën Jozefi Punëtor, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Feria: Vap 13,44-52; Ps 98,1-4; Gjn 14,7-14.

Ose e përkujtimit: Shën Jozefi Punëtor: Zan 1, 26-2, 3 ose Kol 3, 14-15.17.23-24; Ps 89; Mt 13, 54-58)

 

Prania e Hyjit

Sot Kisha katolik e kujton Shën Jozefin, burrin e Marisë, nën titullin “Shën Jozefi Punëtor”.

Puna që e bëjmë ne mund të jetë një mundësi e dorës së parë për të përdorur kreativitetin që Zoti na ka dhënë.

Kështu që sot në lutje jeni të ftuar të rishikoni punën që bëni, atë të paguar a jo, me kohë të plotë a me kohë të pjesshme, të zgjedhur lirisht a thjesht të nevojshme.

Pra, fillo të mendosh se si do t’ia përshkruash punën tënde një të njohuri të ri.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Cila ka qenë gjëja më e mirë në punë që e ke bërë kohët e fundit?

Çfarë e bëri atë të dallohej për ty?

Dhe ku e parë, përjetuar punën si më të vështirë, ose sfiduese, ose ndoshta thjesht të mërzitshme?

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, dëgjo, lutu.

 

Gjn  14, 7-14

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

7 Nëse më njohët mua,

do ta njihni edhe Atin tim.

Që tani e njihni

dhe e keni parë.”

8 Filipi i tha:

“Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton!”

9 “O Filip ‑ i tha Jezusi ‑ kaq shumë kohë jam me ju e nuk më njohe ende?

Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.

Si thua, pra: ‘Na e dëfto Atin!’

10 Po a nuk beson

se unë jam në Atin e Ati është në mua?

Fjalët që jua them, nuk jua them prej vetvetes:

Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.

11 Më besoni mua:

Unë jam në Atin dhe Ati është në mua.

Përndryshe, besoni për shkak të vetë veprave!

12 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

kush beson në mua,

veprat që i bëj unë edhe ai do t’i bëjë.

Madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto,

sepse unë po shkoj tek Ati.

13 Dhe çdo gjë që të kërkoni në Emër tim

do ta bëj

që të lavdërohet Ati në Birin.

14 Nëse do të më kërkoni ndonjë gjë në

Emër tim, do ta bëj.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Filipi thotë: “Na mjafton.” Kjo tingëllon si një lutje që fillon me: “Gjithë çka dua është …” Më ndihmo, o Zot, që ta kërkoj vullnetin tënde, jo timin.
  • Jezusi është i vetëdijshëm se Filipi nuk e njeh. Edhe unë mund ta pyes veten se a e njoh mjaftueshëm Jezusin. Lutem që mendja dhe zemra ime të jenë të hapura për të mësuar nga Jezusi që gjithmonë dëshiron të më mësojë, të më ndihmojë të rritem në dashuri.
  • Meqenëse sot e kujtojmë Shën Jozefin Punëtor e pyete veten: A ka ndonjë aspekt të punës sate që ndihmon për ta bërë botën më shumë siç do të dëshironte Zoti të ishte? A mund ta dallosh në javën ose dy javët e fundit kur Zoti e ka parë punën tënde duke thënë “Kjo është shumë mirë!”?
  • Zot, kam nevojë për dhuratën tënde të bekimit, paqes! Sot në mënyrë të veçantë të lutem që ta ndiej kënaqësinë në punë. Unë jam shpesh i/e pasigurt, i/e shqetësuar, me ankth, i/e zemëruar. Më trego se si je ballafaquar ti kur gjërat ishin jashtë kontrollit në jetën tënde? Çfarë të ka inkurajuar të vazhdosh? Duket se ke pasur një ndjenjë të thellë se Ati është me ty dhe se ai ka kërkuar prej teje që t`ia dëftosh botës dashurinë e pakufishme hyjnore.
  • Lexoje, dëgjoje pjesën e Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Ky është bekimi që unë jam duke kërkuar, sidomos sot: të jem në gjendje për t`u përballuar me hidhërimin, pikëllimin dhe dhimbjen në punë, pa ndonjë frikë të madhe se mos po humb gjithçka.

Duke e shikuar javën apo javët e ardhshme, çka të nevojitet më shumë nga Zoti në jetën tënde të punës? Ose çka ka diçka në jetën tënde të punës për të cilën gjë dëshiron më së shumti ta falënderosh Zotin?

Ndalu në këto momente përmbyllëse të meditimit për të falënderuar Zotin për atë që ke nevojë, ose për ta falënderuar Zotin për atë që të është dhuruar.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Më ndihmo, o Zot, që lutja të më rifreskojë dhe i ripërtërirë me besim në ty të ballafaqohem me ngjarjet, rrethanat, njerëzit që më presin. Bëj që të veproj, të punoj gjithmonë nga dashuria. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Comments are closed.

«