Meshtari i diqezës sonë, Don Marjan Topalli, magjistron në Romë

Don Marjan Topalli, meshtar i ynë i Dioqezës Prizren – Prishtinë, më 4 nëntor 2025, në Universitetit Papnor të Lateranit, në ( IGPII) Shkencat e Martesës dhe Familjes, në Romë, mbrojti me sukses tezën e magjistraturës me titull: “Tranzicioni i familjes në epokën digjitale. Sfidë dhe mundësi.”, me të cilën ka fituar gradën master në shkencat e martesës dhe familjes.

Meshtarët tanë të rinj, me dëshirën e ipeshkvit tonë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, gjithnjë e më shumë po vazhdojnë studimet postdiplomike, kryesisht në Romë, pasi sfidat dhe nevojat e baritores së sotme në kishë kërkojnë përgatitje më të thellë dhe më profesionale për të kryer detyrat e tyre ndër besimtarë dhe njerëz vullnetmirë.

Përveç studimit, edhe përvoja dhe jeta në Romë, për meshtarët e rinj është një dobi e mundësi formimi në shumë fusha teologjike, kulturore e baritore, që pastaj të sillen ato në vendin tonë.

I ruojmë Dom Marjanit suksese e punë të mbarë në baritoren e familjes, që është njëra ndër fushat më kërkuese në baritoren bashkohore në Kishën Universale, prandaj edhe tek ne./drita.info

Shpëndaje: