
Ditën e shtunë, më 10 janar 2026, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvia jonë Prizren-Prishtinë, përkujton dy prelatët e saj, Imzot Nikë Prelën në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim dhe Imzot Mark Sopi, në 20-vjetorin e kalimit në amshim. Për këtë rast do të organizohet kremtimi i meshës dhe një akademi solemne.
Programi
Ora 11:00 – MESHA E SHENJTË NË KATEDRALEN “SHËN NËNË TEREZA”
Kremtues: Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Ipeshkvisë Prizren- Prishtinë
Ora 12:00 – AKADEMI SOLEMNE
Fjalët përshëndetëse të autoriteteve
Pikë muzikore:
Marco Frisina, “Miserere” (interpreton Kori “Siparantum”)
Kumtesë për Imzot Nikë Prela:
Don Lush Gjergji, Imzot Nikë Prela, zelltar, vizionar dhe profet i kohës sonë
Kumtesë për Imzot Mark Sopi:
Don Lorenc Sopi, Një jetë e shkrirë në shërbim të Zotit dhe popullit
Pikë muzikore:
Marco Frisina, “Anima Christi” ( interpreton Kori “Siparantum)
Prezantim libri:
Vilson Culaj, “7 ditë në tryezë me Imzot Mark Sopin“, roman.
Prezanton: Prof. Bekim Kelmendi dhe autori
Ora 13:00 – Koktej në Agorà

Postimi i Mëparshëm
Postimi Tjetër

