“DITËT E BOGADNIT 2025” i kushtohen 100-vjetorit të lindjes së Dom Simon Filipajt, përkthyes i Biblës në shqip

Më 6 dhjetor 2025, ditë e shtunë, në ditëkujtimin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me Argjipeshkvinë e Tivarit, organizon “Ditët e Bogdanit” 2025, të shtatat me radhë, që mbahen në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Sivjet, “Ditët e Bogdanit” i kushtohen 100-vjetor i lindjes së Dom Simon Filipajt, përkthyesit të Biblës në gjuhën shqipe.

 

 

PROGRAMI

 

Ora 16:00 – AKADEMI SHKENCORE

Ligjërues:

Imzot Zef Gashi, Njohja dhe bashkëpunimi disavjeçar me Dom Simon Filipajn

Dom Lush Gjergji, Botimet biblike dhe liturgjike nën kujdesin e Dom Simon Filipajt

Dom Simo Luljiq, Zgjedhja e disa fjalëve të rralla te përkthimi i Dom Simon Filipajt

Dom Kolë Dedaj, Poezia hebraike në përkthimin e Dom Simonit dhe në atë të Shoqërisë Biblike  

Evalda Paci, Teksti biblik në mjeshtërinë e Simon Filipajt, burim analizash disapërmasore

Ndue Ukaj, Bibla në letërsinë shqipe

 

Ora 18:00 – MESHA E SHENJTË NË KATEDRALEN “SHËN NËNË TEREZA”

Kremtues: Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv në pension i Tivarit

 

Ora 19:00 – AKADEMI SOLEMNE

Fjalët përshëndetëse të autoriteteve

Pikë muzikore:  Frédéric Chopin – Balade, (Lule Elezi, piano)

Lectio Magistralis:

Imzot Rrok Gjonlleshaj, Dom Simon Filipaj, meshtari që bëri të na flasë Zoti shqip

Pikë muzikore:  Giulio Caccini, “Ave Maria”  (Martina Lekaj, soprano & Magdalena Sedaj, piano)

Prezantimi i botimeve dhe ekspozim i dorëshkrimeve të Dom Simon Filipaj (kurator Dom Simon Filipaj)

Pikë muzikore:

Ubi Caritas”, këndon Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë

Unë, biri yt Kosovë”, (Aurela Murtezaj, soprano & Magdalena Sedaj, piano)

 

Ora 20:00 – Koktej në “Agorà”

 

JU MIRËPRESIM!

Shpëndaje: