IMZOT DODË GJERGJI SOT PRITI NË VIZITË Sh. S. ANU PRATTIPATI, CHARGÉ D’AFFAIRES TË AMBASADËS SË SHBA-SË NË PRISHTINË

Prishtinë, 2 mars 2026: Në rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë, ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, priti në një vizitë zyrtare Sh. S. Anu Prattipati, Chargé d’affaires e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset e dialogut dhe rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vend.
Në një frymë të hapur dhe miqësore, bashkëbiseduesit theksuan rolin e bashkëpunimit institucional për paqe e bashkëjetesë në shoqërinë tonë dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në çështje me interes të përbashkët./drita.info
Shpëndaje: